Kryeministri i Rumanisë tërheq dekretin për amnistinë e të korruptuarve

Postuar në 04 Shkurt, 2017 21:05

Kryeministri i Rumanisë Sorin Gkrinteanou njoftoi tërheqjen e dekretit të diskutueshëm mbi amnbistinë e korrupsionit, i cili çoi në protesta masive në vend. “Do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta anulluar, shfuqizuar apo gjetur një zgjidhje legjitime në mënyrë që ai dekret të mos zbatohet”-deklaroi kreu  i qeverisë rumune duke shtuar se se nuk dëshiron të "ndajë Rumaninë".

Vendimi për të anulluar dekretin erdhi pasi protestave ku mijëra persona vërshuan në rrugët e Bukureshtit për të kundërshtuar vendimin absurd për të mos ndjekur penalisht zyrtarët për shpërdorim detyre deri në masën deri 44 600 euro. Po ashtu dekreti nuk parashikonte ndjekje penale edhe për ata zyrtarë publikë që në avantazh të pozitës së tyre ndikonin për të hartuar ligje specifike në favor të tyre.

Qeveria  rumune po ashtu është duke hartuar  një ligj për aministinë e personave që vuajnë dënime me burg prej më pak se pesë vjet, me përjashtim  të përdhunuesive dhe shkelës të përsëritur. Nga një ligj i tillë do të përfitojnë rreth 2,500 të burgosur, në mesin e tyre edhe  disa politikanëve të cilët janë duke vuatur dënime për korrupsion. Nisur nga  tensioni i shkaktuar qeveria vendosi të mos përfshijë përfundimisht dekretin për amnistinë në ndryshimet ligjore që po përgatit.

Rumania është vendi i 4 më i korruptuar i BE-së sipas të dhënave të Transparency International për vitin 2016, ndërsa vetëm rastet e trajtuara në dy vitet e fundit nga drejtësia flasin për humbje në vlerën e 1 miliardë euro.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Bravo popullit rumun. I tha NDAL reformes ne drejtesi.

Submitted by Artan (not verified) on

Udheheqja e keqe kontestohet nga populli i cili eshte edhe ai fajtor per zgjedhjen e udheheqjes se tij, sidomos ne Rumani ku zgjedhjet ishin para nje apo dy muajsh. Sa rri e lavderon popullin rumun, me mire lavdero popullin shqiptar i cili ben zgjedhjen e duhur, eshte ne duar te sigurta dhe nuk ka nevoje per protesta!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Delet nuk protestojne o Artan. Akoma nuk me ke treguar cfare pi e cfare tymos qe je socialist kaq i kthjellet.

Dhe meqe ra fjala, ironine nuk e kuptoke fare, edhe kjo karakteristike e Rilindasve qe kthjellohen mbais thithin me hunde, sic ben edhe kryepalla i tyre,

Submitted by Artan (not verified) on

Dele??? (Jam krenar qe jam dele ???) Me kete ironi e nenvleftesim per vlerat e masave popullore (ne kompleks), pengoni jo pak! Si edhe z.Fatos Lubonja te cilin nuk e kenaq asgje nga ky vend! Shyqyr qe i takoni nje pakice te vogel se perndryshe as shtet nuk do kishim patur, po te kishte dominuar mendimi juaj skeptik!

Kurse per "substancat kimike" qe po me pyet po te them nje gje: Fillo e mendo mire per partine socialiste dhe besoj se do kthjellohesh edhe me teper. Sepse e shoh se ke potencial, te mungon vetem drejtimi i duhur! :)

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tashti me bere vertet te mendohem mire dhe e di cfare, kam vetem nje pyetje: Perse o Endri Fuga shkruan me emrin e xhaxhait tend?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.