Qeveritë bëjnë kërkesa censurimi pranë Google-it

Postuar në 18 Qershor, 2012 16:26

Kompanisë ‘Google’ i arrijnë çdo vit shumë kërkesa nga ana e qeverive, dhe agjencive qeveritare, për të hequr materiale të ndryshme print, video, audio, foto, etj, etj. Kjo gjë merrej me mend, dhe dihej, por kompania në fjalë ka publikuar një raport të vetin që e ka quajtur Transparency Report, në të cilin jep listën e qeverive që kanë bërë kërkesa të tilla. Janë kërkesa të bëra nga gjykatat, por ka dhe plot kërkesa të tjera të bëra në rrugë më ‘sportive’, fjala vjen me telefon nga ana e autoriteteve policore. Dhe e bukura është se kërkesa të tilla nuk vijnë vetëm nga diktatura e regjime shtypëse. Jo, vijnë më së pari e më së shumti nga vende që njihen si demokratike, madje dhe nga vende me demokraci shumë të konsoliduar, ku rëndom censura off-line nuk njihet. Në vend të parë është Brazili, pastaj SHBA-të, Franca, Gjermania, India, etj, etj.

Ka kërkesa me sfond politik, por një pjesë sosh janë të arsyeshme (një kërkesë nga Italia kërkonte heqjen e një materiali, ku apelohej për vrasjen e Berlusconit); për më tepër nuk ka vetëm kërkesa të tilla. Qeveria e Kanadasë, fjala vjen, ka bërë një kërkesë, me anë të së cilës lutet që të hiqet një video, në të cilin duket dikush që ka hedhur në gropën e WC-së pasaportën kanadeze, përmjerr mbi të, dhe pas kësaj shtyp butonin e shkarkimit. Ka dhe kërkesa të tjera po kaq ‘të çuditshme’.

Nuk rezulton që qeveria shqiptare, apo ndonjë strukturë tjetër në emër të saj, të ketë bërë ndonjë kërkesë censurimi pranë Google-it.

E.G.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Bravo i qofte qeverise kanadeze, kerkesa e saj nuk mund te kategerizohet si censure por mbrojtje e dinjitetit kombetar. Per kesi lloj mbrojtjesh qeveria shqiptare as qe e vret mendjen. Nga ana tjeter, censura ne Shqiperi aplikohet me mjete me pak te sofistikuara: tek kompjuterat e shumices se institucioneve qendrore shqiptare nuk ka akses ne <em>youtube</em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.