Sondazh: Nëse LSI-ja garon më vete…
Në fillim të janarit zhvillova një sondazh kombëtar, të publikuar në revistën Follow Business Albania. Të njëjtin kampion të atij sondazhi e rianketova përsëri këto ditë, duke riformuluar pyetjen rreth preferencës së votës. 1000 të anketuarit u ripyetën se për cilën parti do të votonin sot, në qoftë se LSI-ja do të garonte më vete, e shkëputur nga koalicioni mazhoritar.
Përgjigjet e baterisë së pyetjeve rreth preferencës aktuale elektorale, votimit të 2013-ës, ekonomisë, rendit publik, energjitikës, urbanistikës, arsimit, shëndetsisë etj. u përdorën për të bërë projeksionin e votave (në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin sot). Një përmbledhje e këtyre projeksioneve është paraqitur në grafikun shoqërues.
Për të bërë projeksionin e mandateve, duhen zhvilluar 12 sondazhe të veçanta lokale (nga një për secilin qark). Sidoqoftë, ky sondazh kombëtar tregon që, nëse LSI-ja garon më vete, marrja e 71 mandateve nga koalicioni mazhoritar nuk do të jetë e sigurtë. Kështu, PS+PDIU+FRD+Etj. do të merrnin sot së bashku 48% të votave në rang vendi (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 3.2%). Ndërkohë, PD+PBDNJ+PAA+PR+Etj. do të merrnin së bashku 38% (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 2.7%), LSI do të merrte 11.5% (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 1.5%), dhe LIBRA+Sfida do të merrnin 2.5% (marzhi i gabimit statisikor plus/minus 0.5%).
Shënim:
1 - Në vitin 2009, kur LSI-ja dhe LZHK-ja garuan në koalicione të vogla, të shkëputura nga dy koalicionet e mëdha, koalicioni i udhëhequr nga Berisha siguroi 70 mandate, me vetëm 47% të votave në rang vendi.
2 - Në llogaritjet e mësipërme, është presupozuar se FRD-ja do të jetë pjesë e koalicionit mazhoritar. Aktualisht, FRD-ja merr rreth 0.5% të votave në rang kombëtar.
Comments
Sondazhi
Keto sondazhe tregojne qe njerezit mendojne njesoj dhe preferencat i kane konstante! Mbi 60% e popullit, si shumice esenciale te vet ka njerezit me moton " Mbi te gjitha Rama-Meta te mos kene percarje. Nuk duam as buke, as uje e as drita perpara kesaj", kurse nen 40% e ketij popull ka si shumice derrmuese njerezit me moton "Posht kumunizmi, posht Edi Rama". Prandaj edhe mbeshtetja mbetet konstante edhe pse pozicionimet politike te PS,PD, LSI nuk jane aspak te tilla, qofte edhe per intervale te shkurtra kohore!
Pse 48 mer Zalo? Po thuaje
Pse 48 mer Zalo? Po thuaje ore 58 se nuk ta ve veshin kush.
Pse jo 38%?
Pse jo 38%, meqe te pelqen ty, Albi_I? Se ty te pjerdh e gjithe shkalla ku banon... Mqrf, ku banon ti alb, ne shqiperi apo ne antarktide? Se ketu ne shqiperi e di i madh e i vogel qe e majta ka 60% te votave. Vetem kur ndahet e majta, nje pjese bie pak me poshte se 50%, e tjetra ndihmon berishen.
Add new comment