Partia e Beppe Grillo-s del parti e parë në Itali?

Një institut italian, Swg, ka bërë një sondazh mbi orientimin e elektoratit në fqinjin tonë të përtej Adriatikut, dhe nga ky sondazh rezultojnë të dhëna befasuese. Lëvizja ‘Pesë Yjet’ e Beppe Grillo-s, komikut të famshëm të shndërruar në veprimtar politik, do dilte partia e dytë sikur zgjedhjet të mbaheshin sot. Afro 21% e italianëve do të votonin për të. Ndërsa Partia e Demokratike e majtë, e cila u bë e para pas largimit të Berlusconi-t, vijon të mbetet në vend të parë me 24% të votave. Partia Populli i Lirisë, partia e themeluar nga Berlusconi pra, ndodhet në vend të tretë me 15%. Partitë e Casini-t dhe Di Pietro-s zbrezin nën 6%.
Sikur partia e Grillo-s të mbajë këtë tendencë rritjeje, ajo do të bëhet shumë shpejt e para, dhe kështu do të kemi një tërmet të jashtëzakonshëm në skenën politike italiane. Ka një kërshëri në këtë mes: Beppe Grillo është një risi e shëndetshme, apo është një eksperiment me pasoja?
E.G.
Comments
perralla, enderroni...
<p>perralla, enderroni... ndoshta deshironi te dilni tek AK e FRD por prape perralla ngelen. Grillo eshte nje hic, nje funderrine e asgje me shume. Dhe e tregoi me rastin e kryetarit te bashkise se Parma-s kur menjehere filloi lojrat tipike politike duke u zene per emerimet. Dhe nej hic pa program. Dhe i lutem Respublica-s, informoni me sakte. Psh. keni nje artikull te Giovanni Sartori tek Corriere Della Sera kesaj jave ne te cilin e bente per nje lek Grillon. Jepini dhe keto.</p>
Anonim, Grillo eshte e sigurt
<p>Anonim, Grillo eshte e sigurt qe ka per te qene forca e dyte me e madhe, ne mos e para. Sartori e sulmon Grillon per faktin se Grillo injron strukturen dhe rendesine qe ka formimi i nje partie. Sartori, pasi i krahason si dy njerez inovator ne perdorimin e technologjise (televizion dhe internet) thote se nese Berlusconi ndertoi nje parti, Grillo po nderton nje hic. Rasti i Parmes eshte nje indikator qe demokracia direkte nuk funksionon, dhe duhen struktura dhe menyra organizimi tradicionale. Tung</p>
Ke nje artikull po ne Corr
<p>Ke nje artikull po ne Corr Sera per Pizzarottin, "kini durim, po mesojme..."</p>
Add new comment