Nano duket se e ka gjetur “Petro Koçin” e PSV-92-shit

Postuar në 15 Qershor, 2012 11:05

Pasi dështoi në tentativën për t’u bërë president në 2007-ën, Fatos Nano filloi një lëvizje për shpëtimin e PS-së nga “uzurpuesi” Edi Rama. Lëvizjes së tij iu bashkua Petro Koçi, një nga themeluesit e PS-së në vitin 1991. Pasi zhvilluan takime në disa qytete së bashku, Nano u kthye në Vjenë dhe ia la gjithë barrën Petro Koçit, i cili themeloi eventualisht Partinë Socialiste të Vërtetë 1991 (PSV-91).

Këto ditë, Nano ka filluar një lëvizje të ngjashme, pasi dështoi përsëri në tentativën e tij për t’u bërë president. Edhe kësaj radhe duket se ai e ka gjetur një “Petro Koç”.

Bardhyl Agasi, edhe ai një themelues i PS-së si Petro Koçi, i ka deklaruar gazetës Tema se dje ka patur me ish-liderin e PS-së Fatos Nano takimin e parë si anëtar i lëvizjes së re të këtij të fundit. Sipas Agasit, është kërkuar kontakti me bazën për të sqaruar dhe dëgjuar mendimin e tyre.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

<p>Zoti Zaloshnja per zgjedhjet e radhes: numerin elktronik me pak perzjerje Fotos Nano dhe e si do ta na shijo ngjala neve pastaj</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ne takimet me bazen, do tu kerkohet pjesmaresve te degjojne pasazhe nga konsideratat e shprehura prej Krietarit Historit te PS-se, per shokun Bardhyl Agasi ne mbledhjen e famshme te KP-se...</p><p>Nuk dime nese do qendroje me ne salle shoku argasi... apo eshte argasur aq shume sa si ben me asgje pershtypje?????????????</p>

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

<p>Ngelet duke share e ironizuar cdo rob qe nuk ju pershtatet ju Ramisteve. Cdo rob qe do guxoje te shfaqet ne publik do tja &quot;nxirrni&quot; dicka. Tamam stil komunist qe te bente diversant vetem e vetem pse rrisje floket. Si nuk ju vete ne mendje se Demokracia dhe liria e shprehjes eshte per te gjithe dhe se mos-qenja dakord nuk do te thote ti a mbyllesh gojen duke e &quot;delendisur&quot; ? Spaska asnjeri te drejte te perplaset me Edi Ramen? Ku ju con mushka? Ngelet po ato injorante e shantazhues te mentalitetit &quot;ku doli ky legeni te flase&quot;!!! Kjo lloj Media sdo kishte dy lexues ne boten e jashteme!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.