“Edi Rama, Azemi dhe Spartaku, donin të reformonin PD-në në vitin 93”. Kryeministri që sot është socialist: “Fake News. Ishim vetëm shokë”

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 09:35

Statusi i kryeministrit Edi Rama me rastin e 8 dhjetorit:

Që të jesh sot një i ri, pasues i këtyre djemve të dhjetorit 1990, nuk mjafton të jesh në partinë që doli prej asaj lëvizjeje. Që të jesh i denjë për aspiratën e tyre, do të thotë që me flamurin në zemër dhe Europën në mendje, të ndjekësh një vizion të së ardhmes që sot për sot s'ka asnjë lidhje me atë parti. Që të protestosh sot në emër të rinisë, duhet në fund të fundit të mos negociosh lirinë tënde për llogari të partisë që lirinë e ka vetëm fjalë në majë të gjuhës dhe padyshim, të jesh i ditur të paktën sa ata kundër të cilëve proteston. Respekt për të gjithë ata të dhjetorit të vërtetë”.

Poshtë këtij statusi shoqëruar me një foto, ka patur disa komente. Mes tyre edhe një koment që dëshmon se Edi Rama, ky socialist I thekur, dikur donte të reformonte Partinë Demokratike. Ja komenti:

Edi Rama ,Me vjen mire qe e pranove qe nuk futesh as tek te vertetit dhe as tek misionaret...Jo per gje, po kam bindjen se keta te fundit duhet t'i kesh njohur, ose te pakten ke patur info rreth tyre...Nejse ,keto qe sapo thashe me jane krijuar si bindje,kur tentuam te "reformonim "PD-ne nga vitet 93, 94...grupi nismetar qe goxha i mire, Ju, Azemi e Spartaku ...se nga cdo e reformonim PD-ne ne ate periudhe vetem Ju e Spartaku e dinit...Eeee,Politika thuaj...!

Reformator i PD-së? Ky njeri paska patur ethe për të qenë në politikë që shpejt. Thjesht gjeti drejtimin e duhur me ndihmën e Fatos Nanos, ose më mirë me ndihmën e atij Fatosi që rastisi të takonte në Paris. Rama ka replikuar se “s'kemi bere asnje perpjekje te kesaj natyre, ka qene thjesht shoqeri me Azemin”. Nisur nga ajo që dimë për Ramën, mbetet të themi: Ec e mere vesh si qëndron puna realisht me këtë socialist! Por me siguri të vërtetën e di Erjon Veliaj. 

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gjelle qensh. Fotografia tregon qarte qe edhe Edvin Kristaq Rama ne ate kohe mbante PARDESY TE BARDHE. Te gjithe e dine se cfare dmth kjo.

Submitted by qejfliu (not verified) on

Plaku, qe kur te kam pare per here te pare te kjo faqe, ke qene i kujdesshem ne c'thua. Kesaj rradhe me kete te pardesyve e dhive pak. Si mund te gjykosh njerezit nga cfare kane veshur 3 dite ne dhjetorin e 1990-es? Gjykoji nga cfare bene me pas per vite te tere rrjesht.

Pardesy e bardhe, gri apo e zeze, gjykojini nga veprat. Aty i keni, para syve, lexojini. Kjo do pak pune (e tru) por eshte e vetmja menyre.

Te tjerat jane karlliqe shqiperie...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Qeflio, flm per begenisjen.

Une nuk e di sa vjec je ti dhe qe kur e ke filluar qejfin, por ose nuk e di ose nuk e ke kuptuar metaforen e "pardesyve te bardha". Nuk eshte aspak gjykim nga veshja e nje pardesyje tre apo pese dite.

Dihet mire qe njerezit qe veshen pardesy te bardha ne ate kohe ishin njerezit e piketuar si brezi i ardhshem udheheqes. Fakt eshte, qe ky zotnia (Edvin Rama) edhe pse u zhduk per nje kohe te gjate nga skena politike shqiptare e perfundoi poshte urave, perseri u kap per flokesh nga dikush qe nuk kishte nevoje as ta vishte pardesyne e bardhe (Tosi i Nanove) dhe u rifut ne loje.

Nuk po them se nuk pati edhe ndonje qe e veshi pardesyne e bardhe, ashtu per mode e per qejf, ja ashtu se pa te tjeret, po ata qe e veshen pardesyne e bardhe aksidentalisht, ka kohe qe nuk u degjohet më zëri.

Submitted by DumBaba (not verified) on

Te gjithe kaposhefat e rinj te PD, asokohe, vishnin pardesy te bardhe, Pashko, Ruli, Meksi, Azemi, Berisha! Imami, Prec- bytheci, etj, etj.
Prandaj, pardesyja e bardhe, nuk eshte domethenese.
Ato fjale, jane fantadhkence pordhesh me rigon.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Dhe ti qe DoBaben si thua, ishte thjesht koincidence, apo shkonin te gjithe te i njejti rrobaqepes, apo i njejti usta? Besoj se duhet nje shpiegim pak me logjik se sa "fantashkence me pordhe e me rigon". Nejse, secili mendon ashtu si do. Ty te pelqen te thuash "pordhe me rigon", thuaj sa te duash. Per mua Edvin Kristaq Rama ishte pjese e nje skeme te studiuar mire. Njerezve qe u perfshine ne kete skeme, me dashje apo pa dashje u dhane nga nje pardesy te bardhe, qe edhe ata qe nuk i njifnin personalisht, te mos u benin ndonje dem si pa dashje.

Nejse ti kur thua:

"Te gjithe kaposhefat e rinj te PD, asokohe, vishnin pardesy te bardhe, Pashko, Ruli, Meksi, Azemi, Berisha! Imami, Prec- bytheci, etj, etj"

e thua te verteten pa ia ditur kuptimin.

Submitted by DumBaba (not verified) on

I nderuar Xhuxhumak !
Pyetja juaj, eshte pyetje e zgjuar.
Vetem dy veta, vetem DY, i kane veshur per inerci, ( duke qene shume te drejte e te ndershem), ose u a imponuan me ndonje arsyetim (INTELIGJENT).
Pak rendesi kane emrat. Gjithkush i mencem, i selekton sot, HAFIJET, nga ENDERRUESIT E DEMOKRACISE, qe nuk erdhi kurre ne Shqiperi, gje qe, mbi 1.000.000 milion vete, nga deshperimi e zhgenjimi SALUSHOKRATIK&CO, shprehen ne favor te diktatorit Enver HOXHA???
Absurd made in albania.
Dritheruese ! ! !

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

DumBaba, plotesisht dakord tashti. Edhe une them qe nje apo dy vetë i veshen pa qene te vetedijshem dhe sic kam thene me siper jane pikerisht ata qe sot nuk u degjohet me zeri. Arsyeja ishin qe ata u perdoren, por nuk u futen ne vathen e karikatures demokratike qe u luajt dhe vazhdon te luhet edhe sot.

Submitted by DumBaba (not verified) on

Ok Xhuxhumak.
Plotesisht dakord. Kemi rakordim mendimi, nga kendveshtrime te ndryshme. Gje qe, eshte shume domethenese. Rezultante e ndershmerise se zgjuar.
Nuk po zgjatem me.
Ju pershendes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.