Edi Rama gënjen për takimin me Erdogan. Takimi i parë, jo “pas zgjedhjes si kryeministër”, por “para zgjedhjes”. Kush lëvizi për paktin detar?

Postuar në 23 Nëntor, 2016 02:22

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje intervistën e paralajmëruar për televizionin “Skai”ku ka folur për situatën e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Edi Rama ka prekur edhe tema historike duke folur për “shqiptarë të Greqisë”, ndonëse sot që flasim nuk ka ndonjë arvanitas që të zgjedhë si përfaqësim Shqipërinë përkundrejt Greqisë. 

Përtej këtij aspekti, intervista ka prekur thuajse të gjitha çështjet që shqetësojnë raportet aktuale greko – shqiptare.Çështja çame, librat shkollorë, europa, ndryshimi i kufijve, etj., u prekën të gjitha, por të cilat duhet ta themi tejkalojnë fuqitë dhe tagrin e një kryeministri, pasi janë çështje për të cilat nuk vendos dot vetëm ai. Jemi pra në fushën e një opinioni. Për çështjen çame, Edi Rama, tha se “ajo është një çështje e të drejtave të njeriut”. Ai ka folur për pronat, ka kërkuar heqjen e ligjit të luftës, duke siguruar se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial.

Për çështjen e detit, marrëveshjes së ujërave, kryeministri shqiptar tha: “Ne mësuam prej disa njerëzve të shoqërisë civile që kishte probleme me të. Natyrisht, ishte një moment ku disa njerëz menduan: “Shumë mirë, le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme politike në axhendën tonë kundër qeverisë.” Është gjithnjë e lehtë që të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh ca pikë. Por është gjëja më e dëmshme që mund t’i bësh vendit. Kështu që thashë Jo. Thashë, le ta lëmë në duart në duart e gjyqtarëve, të ekspertëve dhe të kemi një proces...Mund t’ju siguroj që nuk ka asgjë të këtij lloji dhe nuk është sekret që ne gjithashtu kemi vendosur një partneritet strategjik me Turqinë. Nuk është sekret që jam një mik i mirë me Presidentin. Nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. Por, e gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur ne ishim në opozitë dhe nuk kishim asnjë kontakt me askënd në palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Për herë të parë e kam takuar kryeministrin Erdogan pak muaj pasi isha zgjedhur. Më duhet t’ju them se asnjëherë, kurrë, nuk e kemi bërë këtë diskutim. Kështu që është e pakuptimtë”.

Nga sa kuptojmë opozita e dikurshme socialiste e Edi Ramës e ka kuptuar se me marrëveshjen e detit kishte diçka nga Myslym Pashaj, apo ndoshta nga gazeta që dikur ishte në pronësi të Carlo Bollinos!!!Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, nisur nga niveli i qeverisjes së sotme, por edhe nga ndikimi perëndimor që ka Bollino mbi kryeministrin. Por nuk është këtu vetëm çështja. Kryeministri po na thotë se akuza e Sali Berishës se socialistët e çuan në Kushtetuese marrëveshjen u bë “për interes të një pale të tretë”, nuk është e vërtetë. E për këtë si provë na sjell atë se takimi i tij i parë me Erdogan është bërë PASI ËSHTË ZGJEDHUR si kryeministër. Fjala është për takimin e 3 gushtit 2013.

Mirëpo Edi Rama gënjen. Ai e ka takuar Erdoganin zyrtarisht për herë të parë më 29 maj 2013, PËRPARA SE TË ZGJIDHEJ (Link1, Link2).

Lapsus me një takim kaq të rëndësishëm, ku kryeministrit shqiptar iu dhurua edhe një libër? Ndoshta, pasi kemi tyë bëjmë me një 18 vjeçar me 34 vjet përvojë, siç e përkëdhel veten Edi Rama. Por ndoshta edhe takimi i parë me Erdoganin duhet spostuar disi ca muaj, që kjo akuzë e Berishës të mos provohet.

Gjithsesi, pa dashje ndoshta, Rama, në vend se të hiqte dyshimet, i ka çuar ato në kufijtë e fakteve. Mbetet që ish-kryeministri Berisha të japë provat e ndërhyrjes së një pale të tretë pë paktin detar, ashtu siç u premtoi shqiptarëve në Parlament. Në tërësinë e vet, mesazhi i kryeministrit shqiptar për Athinën zyrtare është se nuk do të ketë rinovim të Traktatit të Miqësisë pa zgjidhjen e këtyre çështjeve në vitin 2017. Ose kështu duket, pasi çdo gjë pritet nga njerëz me kujtesë kaq problematike. Intervista e plotë video me përkthimin shqip të autorizuar nga vetë kryeministri:

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.