PS-ja bllokoi statusin me tre ligjet. PD-ja bën demarshe për të bllokuar hapjen e negociatave me situatën e drogës

Postuar në 07 Nëntor, 2016 19:31

Deputeti I PD-së Aldo Bumçi ka depozituar disa amendamente ku i kërkohet Këshillit të Europës dhe Komisionit që për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë të vendosen kushte. Këtë pretendim PD-ja e ka përsëritur shpesh së fundmi, duke nxjerrë si sebep situatën e drogës në vend. Në një intervistë për ABC NEWS Bumçi tha shprehimisht se PD-ja është investuar qartazi në këtë drejtim:

Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë”, tha Bumçi.

Amendamenti 2 : I Bën thirrje instituttioneve europiane dhe Këshillit të MSA-së BE-Shqipëri, që Shqipëria të sigurojë kushtet për zgjedhje të përgjithshme të lira dhe të ndershme, zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit,të marrë masa urgjente për luftimin e kultivimit dhe trafikut të drogës dhe të sigurojë  proges të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës sa i përket zbatimit të pesë prioriteteve kyçe për zbatimin e shpejtë të reformës së drejtësisë ,së nevojshme për fillimin e negociatave .

Amendamenti 3: Shpreh keqardhjen për hapat e njëanshëm të ndërrmarrë nga mazhorannca për aprovimin e ligjeve kyçe, në thyerje të angazhimit për punë konsensuale për aprovimin e 7 ligjeve të reformës së drejtësisë dhe i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të zbatojë të gjitha ligjet në mënyrë konsensuale duke respektuar frymën dhe gërmën e Kushtatutës dhe të punojnë bashkë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Përtej faktit të njohur se opozita nuk ka merakun e standardeve të Shqipërisë në këtë drejtim, por shmangien e një vendimi që e përjeton si humbje të vetën dhe sukses të qeverisë, kujtojmë se një sjellje e tillë është identike me qëndrimin e dikurshëm të PS-së për tre ligjet. 

Comments

Submitted by Fjala e lire (not verified) on

{Marre prej shqiptares "Fjala e Lire", Londer: http://www.fjalaelire.com/opinione/30192.html }

Dikush duhet te fitoj duke...humbur!

Eshte me se e vertete: "...opozita nuk ka merakun e standardeve të Shqipërisë, por shmangien e një vendimi që e përjeton si humbje të vetën dhe sukses të qeverisë. Kujtojmë, një sjellje e tillë është identike me qëndrimin e dikurshëm të PS-së për tre ligjet..."

Te dy palet kane "te drejten demagogjike" te vazhdojne lojen e vjeter, te "djegies se endrres se shqiptareve" dhe Shqiperise per hir te pushtetit te tyre, kryesisht te Njeshave ne krye te Partive te medha. Perballe njera tjetres jane te dyja reciprokisht te pafajshme.

Por mbeten te dyja fajtore deri te akuzuara si per nje krim, perballe shqiptareve, qe natyrisht, nuk e presin dot ndryshimin ngadonje parti e trete apo e katert qe luan si per gallate karten e integrimit qysh ne emer.

Pothuaj eshte verifikuar si e vertete se tere shtresa politike e Tiranes nuk ka qene dhe ende s'eshte e interesuar per arritjen e Europes ne Shqiperi: thjesht se ne ate moment do humbiste privilegjet qe per pasoje te vazhdimit te "izolimit ne sistem te hapur e pluralist" kalojne majtas -djathtas edhe pse te dyja partite nuk jane as majtas as djathtas, madje as ne qender.
Ne qender kane interesat e tyre. Jo te shqiptareve, aq me pak te atyre qe e kane prekur vete Europen, Perendimin, te cileve as qe kane menduar t'ua ofrojne te drejten e votes, edhe pse ua kane premtuar kur ishin ne opozite.

Atehere si i behet?

Nese nuk duan te etiketohen pergjithnje si antieuropiane, njera nga ato, ne kete rast PD-qe ndodhet natyrshem ne opozite, duhet "te fitoj duke humbur".

Po, PD dhe Opozita e sotme duhet tu mundesoj shqiptareve Europen (per ku ajo u nis qysh ne krijimin formal te saj), qofte edhe duke humbur ne kete beteje te vogel provinciale qe shijohet e fortlumturohet ende ne Tirane.

Nuk i kerkon kush Opozites te terhiqet prej kushteve qe thuhet se ka vendosur. Jo.
Madje ajo le te shtoj edhe kushte te tjera. madje edhe ato qe do duhej tu ngarkoheshin mbi shpine te dy partive prej Europes -qe ne shqiptaret nuk i morem vesh kurre perse nuk u vendosen ne kohen e duhur-: qendrimin ndaj prones dhe pronareve, qendrimin e njejte ndaj se shkuares nen komunizmin si diktature - si start e vazhdim per te ardhme te kthjellet.

Por, fjali e pare e fjalimit te te ngarkuarit te PD qe nuk do mbetej asnje dite Parti Demokratike po te kete humbur Europen, do duhej ishte: Te hapen negociatat per Europen dhe fill pas kesaj...te plotesohen kushtet nr1, nr2, nr,N,,,!

Nuk besoj se do kishte fitore me te madhe e me te pergjithnjeshme te Opozites.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.