“Vëllezërit” Berisha dhe Rama

Postuar në 03 Tetor, 2011 02:31
Eduard Zaloshnja

Në librin e tij të fundit “Origjina e rendit politik” (The Origins of Political Order), Frensis Fukujama (Francis Fukuyama) e gjen fillesën e hershme të rendit aktual politik te dita e largët kur dy vëllezërit e parë të species homo sapiens vendosën të jetonin bashkë, për të qenë më të suksesshëm në luftën darviniane për ekzistencë. Ky akt u pasua shumë më vonë me bashkëjetesën në fis të njerëzve të një gjaku, e cila, sipas Fukujamës, përbën formën e parë të lartë të organizimit shoqëror – edhe kjo në funksion të luftës darviniane për ekzistencë. Ndërsa niveli tjetër i organizimit politik, shteti, argumenton Fukujama, ishte thjesht një mënyrë përmes së cilës disa fise do të mund të fitonin avantazhe ndaj të tjerave.
Meqë në këta rreshta nuk kam objektiv dhe hapësirë për të argumentuar pro apo kundër kësaj teze të mbrojtur nga Fukujama në mbi 550 faqet e librit të tij, dua të shkoj drejt e ku na dhemb dhëmballa ne, shqiptarëve - në ngërçin aktual politik të shtetit tonë.
Në qendër të këtij ngërçi qëndron lufta e ashpër për pushtet mes mazhorancës së udhëhequr prej Sali Berishës dhe opozitës së udhëhequr prej Edi Ramës. Ky ngërç nuk është shkaktuar, fjala vjen, nga përplasja mes dëshirës së mazhorancës për integrim europian dhe asaj të opozitës për afrim me Rusinë, siç ka ndodhur në Serbi, për shembull. Jo, të dyja palët te ne e synojnë integrimin europian, por secila do ta ketë vetë pushtetin gjatë procesit të integrimit.
Po t’i referohemi në mënyrë metaforike qelizës primordiale të organizimit shoqëror që përmend Fukujama në librin e tij, asaj të atyre dy vëllezërve të parë që filluan të bashkëjetonin, mund të themi se Berisha e Rama, si udhëheqësit e mazhorancës dhe opozitës shqiptare, do të duhej të bashkëpunonin që “familja” e tyre, populli shqiptar, të përparonte në projektin e integrimit në BE. Por ata janë në një luftë pa kompromis qysh nga zgjedhjet e 2009-ës. Përse? Sepse, në këta dy vjet, “vëllai i madh”, Berisha, është treguar vazhdimisht arrogant ndaj “vëllait të vogël”, Ramës.
Ai nuk pranoi të bëhej transparenca e votave të 2009-ës, edhe pse “bijtë” e Ramës u futën në grevë urie për ta kërkuar atë. Ai nuk pranoi të zbatonte rezolutën e Parlamentit Europian që kërkonte hetimin e materialeve zgjedhore nga një komision parlamentar i drejtuar prej “bijve” të Ramës. Më pas, ai vrau katër “bij” të Ramës në bulevard, kur ata po demonstronin kundër tij. Dhe së fundi, ia hoqi Ramës me procedurë mandatin e kryebashkiakut, duke i dhënë mesazhin se s’do ta ketë të lehtë të vijë në pushtet me vota.
Por një shtëpi e ndarë në mes, tha Linkolni para luftës civile në SHBA, nuk mund të qëndrojë gjatë në këmbë. Dhe historia ka treguar se mënyrat për ta mbajtur një “shtëpi” në këmbë janë dy: ose nëpërmjet dominimit të “vëllait të madh” ndaj “vëllait të vogël”, ose nëpërmjet bashkëpunimit mes tyre. Ne e kemi provuar rrugën e parë në vitet 1945-90 dhe rezultati ishte që Shqipëria u shtrëngua të shiste edhe rezervat e fundit të arit, për të siguruar disa muaj bukë në fund të asaj periudhe. Ndërsa në rrugën e dytë kemi 20 vjet që rrekemi të ecim, por ende s’po arrijmë të kemi një “shtëpi” në paqe.
Ka ardhur koha, për të mos thënë se ka kaluar, që Berisha, ta japë më së fundi shenjën se do vërtet që “shtëpia” shqiptare të jetë në paqe. Ndërkohë, Rama e ka dhënë një shenjë të tillë me paktin prej 10 pikash për integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithëse ka qenë “i dëmtuari” i vazhdueshëm në luftën me Berishën, Rama ka ofruar me këtë pakt degën e ullirit, e cila mund të hapë rrugën e paqes mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare.
Së pari, ai ka kërkuar fillimin e reformës zgjedhore, e cila përfshin ndryshimin e kodit zgjedhor dhe ndoshta edhe të Kushtetutës. Kjo kërkesë, në fakt, është pranuar në parim nga Berisha. Por sidoqoftë, mbetet të shihet se sa bashkëpunues do të jetë ai kur të vijë puna te detajet e reformës. Sepse historia e reformave zgjedhore në Shqipëri ka treguar se djalli është fshehur gjithmonë pas detajeve...
Së dyti, Rama ka kërkuar ndryshimin e rregullores parlamentare, në mënyrë që të shmanget në një farë mase ai që dikur Tokvili (Tocqueville) e quante “rreziku i tiranisë së shumicës”. Në demokracinë e parë të kohëve moderne, të cilën e studioi Tokvili, pra, në SHBA, ka disa rregulla të trupëzuara në kushtetutën e vendit, që e zbutin “tiraninë e shumicës”. Por një nga rregullat më të rëndësishme nuk është pjesë e kushtetutës; ajo është thjesht pjesë e rregullores së Senatit. Ky rregull i lejon opozitës ta pengojë pafundësisht votimin e një ligji apo emërimi, përderisa një pakicë prej 41 senatorësh nuk është dakord me fillimin e votimit (numri total i senatorëve është 100). Dhe më e bukura është se ky rregull mund të ndryshohet qoftë dhe me një shumicë të thjeshtë në Senat. Por sidoqoftë, ajo s’ka ndryshuar që prej kohës kur u miratua - 230 vjet më parë….
Meqenëse adjutantja e Berishës, Jozefina Topalli, iu referua rregullores së Kongresit Amerikan, kur u pyet për votimin e hapur të kandidaturave për disa poste shtetërore, le t’i referohet edhe rregullës së mësipërme të Senatit të atjeshëm, kur të diskutohet për ndryshimin e rregullores së Kuvendit tonë. Në fakt, në qoftë se opozitës shqiptare do t’i jepej e drejta që opozita në Senatin Amerikan e ka prej 230 vjetësh – pra, që të bllokojë votimin për kandidatura të caktuara për poste të rëndësishme shtetërore – shumica e pikave të paktit të Ramës nuk do të kishin nevojë të debatoheshin. Çdo emërim apo shkarkim i njerëzve në/nga poste të tilla do të kërkonte të paktën 60% të votave në Kuvend – pra, do të kërkonte konsensusin e opozitës.
Sidoqoftë, është një pikë e paktit të Ramës, pika e nëntë, e cila nuk ka nevojë të adresohet me ndryshime të kushtetutës apo të rregullores së Kuvendit. Është fjala për thirrjen e përbashkët që Rama kërkon t’i bëhet Prokurorisë në lidhje me hetimin e 21 janarit, Gërdecit etj. Me këtë pikë ai thjesht kërkon që Berisha të demonstrojë publikisht vullnetin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së njerëzve të fuqishëm në këtë vend. Por Berisha, qoftë edhe me një rezolutë jodetyruese të Kuvendit në lidhje me këtë çështje, nuk është dakord. Dhe kjo të jep pak shpresë se ai e do vërtet një paqtim sa më të shpejtë të “shtëpisë” së trazuar shqiptare…

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Jo Berisha qendron dhe e do pushtetin thjesht per faktin per te mbuluar "bemat" e tij  dhe familjes plus edhe ata brenda PD-s dhe ketu i vjen mbas avazit dhe "Bunga Bunga Meta ".Plus qe eshte i Semure "I Cmendur" per Pushtetin. Midis ketij (Pushtetit ) dhe Integrimit  ai zgjedhe Pushtetin.Plani prej dhjete pikash eshte  humbje kohe , per te vetmin fakt sepse Berisha nuk Respekton pakte dhe RRegulla......Ai bie nga Pushteti vetem me nje lidhje te shkurter PS-LSI ose prania e Topit si force alternative.......Keshtu qe Rama me keto Kerkesa prej 10 pikash behen ne  Rastin kur vendi Drejtohet nga nje Pozite qe respekton Kushtetuten dhe Rregullat e Lojes....Ai vret mes Bulevardit dhe vjedh mes Dites dhe  nuk ia vlen te propozosh 10 pika ......Ai eshte Deligjitim dhe te vetmet Rruge jane ose Revolte Civile ose nje Doreheqje (vetlargim) i  Rames  pasi eshte para kohe  per ate ambjent......do duhen edhe nja 20 vjet te tjera kur te Dali ne Pension edhe "Saliu i Ri nga Skrapari" (Ilir Meta).

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Eduard!

Dje po ne kete web-site eshte botuarnjë shkrim me teme te ngjajshme ku autori Demo jep opinionin  e tij per paktin qe propozon Rama.Jo sepse jam dakord me te, por sepse  etika e debatit intelektual e kerkon, ju duhet ta merrnit ne konsiderate ate shkrim  sigurisht me vrejtjet e juaja .

E bëj kete vrejtje, e cila vlen thuajse per te gjithe ata qe shkruajn ketu sepse mendoj qe intelektuali eshte i tille si pjestar i nje shtrese dhe jashte saj eshte thjeshte shkollelarter. Duke mbeshtetur apo kundershtuar njeri tjetrin ju do te beni dhe bashkimin, ndryshe fjalet nuk do te kthehen ne veprim.Dhe kjo per fatin tone te keq po ndodh. Ata, sejmenet e te dyve, me njemendesine e tyre dhe veprimin e njejte kane krijuar grup qe kur kriminalizohet quhet bandë  ju te tjeret jo.

Submitted by alban (not verified) on

'Në qendër të këtij ngërçi qëndron lufta e ashpër për pushtet mes mazhorancës së udhëhequr prej Sali Berishës dhe opozitës së udhëhequr prej Edi Ramës'  Ku e bazoni Ju kete fjali idiote gjasme te paanshme????

Cfare lufte per pushtet beri Rama kur nderkohe qe u vodhen zgjedhjet per Bashkine e Tiranes diten per diell ????  Ky eshte fakt ku mund te bazohesh jo llafet tuaja.

Ju vete z.Zaloshnja jeni shfaq ne Tv para shqipetareve para numerimit te kutve te fundit ne TR dhe deklaronit se Lulezim Basha ka teorikisht me pak se 1% shance te fitoje garen !

Submitted by respublica (not verified) on

"Dhe së fundi,[Berisha] ia hoqi Ramës me procedurë mandatin e kryebashkiakut, duke i dhënë mesazhin se s’do ta ketë të lehtë të vijë në pushtet me vota."

Submitted by Anonim (not verified) on

Bash per ate se ti dhe te tjeret si ti jeni ne krah te Edi Rames,ky kurre nuk do mund te vije ne pushtet Shoku Zaloshnja!Kjo per nje arsye te thjeshte;Jeni fallc.Ti je fallc se shtiresh si i pavarun,Edi Rama fallc se shtiret si i perkore dhe i pergjeruar per popullin,per ate popull qe po PARTIA  Edi Rames u pergjerua per 50 vjet.Bile edhe vdekjet qe vinin ne emer te zotit,thoshte se "jane ne emer te popullit".Ket akademizma shko thuaja kujt te duash se nuk t'i beson askush.Kam pershtypjen se as vete nuk i beson.Je nje predikator qe predikon gjera qe ti besojne te tjeret ,por nuk i beson vete.Dhe kjo eshte shume qarte dhe claire.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.