AKIP paralajmëron deputetët: Shmangni përplasjen me qytetarët

Postuar në 14 Tetor, 2016 21:02

Aleanca Kundër Importit të Plehrave e komentoi si fitore të qytetarëve kthimin mbrapsht nga Presidenti të Ligjit për Menaxhimin e Intergruar të Mbetjeve. Në një reagim pas mosdekretimit të ligjit nga kreu shtetit aktivistët e AKIP thonë se kjo është një mundësi për deputetët që  të tërheqin ligjin dhe të shmangin  një përplasje të vazhdueshme me vullnetin e qytetarëve.

AKIP i kërkon qeverisë të ndërpresë menjëherë keqtrajtimin e qytetarëve të varfër që jetojnë duke ricikluar mbetje si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për operatorët ekonomikë, të cilët shkelin ligjet e sigurisë në punë apo shkelin rregullat mbi limitet e ndotjes së ajrit dhe ujërave.

AKIP kërkon që në përputhje me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian, krijimi i institucioneve, hartimi dhe zbatimi i politikave të pastrimit dhe të riciklimit të kryhen në bazë të transparencës, informimit dhe konsultimit publik me të gjitha palët, përfshirë qytetarët, aktivistët dhe industrinë ricikluese. 

Comments

Submitted by njoni (not verified) on

Kjo eshte nje fitore e vogel e nje beteje te vogel! Pas kesaj duhet ndaluar ndertimi i hidrocentraleve ne lumzen e Valbones dhe resortet (gjoja) turistike ne Bregdetin e Jonit! Keto jane dy beteja me te medha!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.