Liceu u bë – dy herë. Në pritje të hartimit dhe fotove...

Postuar në 09 Tetor, 2016 11:15

Ky është liceu artistik në Tiranë. Këngën e dimë tani të gjithë: Për 25 vjet shkatërrimi dhe harresa...

Këto do thotë kryeministri kur të presë shiritin. Me siguri ndonjë ceremoni e shkurtër e këtij mecenati për t’u hedhur pastaj te rruga përballë për ndonjë drekë. Në fakt i takon përderisa i ka dhënë pamjen e duhur. Fotot e para janë të 27 shtatorit. Liceu është me ngjyrë pane. Si duket Erjon Veliaj pëlqen ngjyrat pa jetë. Vetëm një javë e më pak më pas, shohim një lice me ngjyrë tjetër: një përzierje vishnjeje me okër, a të kuqe. Ishte kapriço e kryeministrit Rama të shtyhej inagurimi, pasi ngjyra nuk i pëlqeu dhe kërkoi ndryshimin e ngjyrës së fasadës.

Një punë e mirë që liceu u rilind, por një punë jo e mirë është ky ndryshimi i ngjyrave që janë para. Natyrisht jo edhe aq shumë, po të kemi parasysh vetëm emrin Ilir Beqaj apo Damian Gjiknuri. Çikërrima si ato rregullimet e kryeministrisë nga “miq që i duan të mirën vendit”.

Tani mbetemi në pritje të fotove me këndin e duhur, statusin në Facebook, e pse jo edhe ndonjë hartim – fjalim.

Comments

Submitted by Ibrahim (not verified) on

Ja ke fut pak kot o shoki...qe Ajo pana ishte ngjyre koti eshte e vertete. Pastaj o Muci harrove qe puna e bojes nuk eshte kaprico por respectim i kthimit ne identitet. .pra ne hohen e ndertimit Liceu kishte pikerisht kte ngjyre...te tjerat Jane vetem harxhim kohe..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.