Fsheh të papritura takimi i nesërm i orës 20.30?

Postuar në 02 Qershor, 2012 14:49

Në një intervistë për Top-channel-in, Edi Rama dha disa konsiderata për takimin e nesërm mes tij e Berishës, të kërkuar prej kohësh prej të parit të socialistëve e të refuzuar gjithë kohën prej të parit të demokratëve. Tani merret vesh se – këtë e thotë vetë Rama – Berisha i ka nisur ftesën për një takim të dielën, me të cilin duket sikur don të mbyllë ditën e tij të pushimit (takimi do të jetë në orën 20,30).

Qysh në fillim të intervistës, Rama përmendi letrën e  Fules, duke lënë të kuptohet se kjo klimë negociatash mes të dyve ka ardhur si pasojë e asaj letre. Por nuk duket se ka vend për optimizëm, gjë që ka lindur tek-tuk për shkak të faktit që takimi Rama-Berisha është lënë të mbahet vetëm disa orë para raundit të dytë të votimit në Kuvend. Nga takimi deri tek zgjidhja e ngërçit presidencial mund të jetë një rrugë e shkurtër (e shkurtër sa një takim), por mund të jetë dhe një rrugë e gjatë (e gjatë aq sa lejon afati kushtetues). Nga takimi i nesërm do të marrim vesh diçka, sidoqoftë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

takimi i leshit... kete vit eshte 100-vjetori i pavaresise, keto tallin gajden me shqiptaret...

Submitted by nik (not verified) on

edi do te haje nje sallam per darke qe do tja servire berisha,se ngjalen e hengri nga meta.

Submitted by a.g. (not verified) on

Xhon Kenedi ka pas thene qe, kurre e gjithe e mira eshte ne nje krah dhe kurre e gjithe e keqja eshte ne krahun tjeter.

Submitted by Anonim (not verified) on

BOX

E diele 3 qershor ora 20.30

Ndeshja Rama Berisha

arbiter: Arxhiu, Seqiu, Wolfarthiu

vezhgues i pavarur Fatos Nano

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.