Nis dixhitalizimi i pasurisë së shqiptarëve. LSI angazhon 250 specialistë, Manjani premton kartela të freskëta të pronësisë

Postuar në 20 Shtator, 2016 13:32

LSI ka marrë në dorë projektin për dixhitalizimin e pasurisë në hipoteka. Projekti është financuar dhe po zhvillohet tërësisht nga Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe për zbatimin e tij janë përfshirë rreth 200 deri 250 specialistë.

Ministri Drejtësisë,  Ylli Manjani, i cili ishte sot i pranishëm në ceremoninë e nisjes se fazës së parë të procesit tha se ky është vetëm fillimi i një projekti shumë të madh që mundëson shmangien e mbivendosjes së emrave.

“Me këtë projekt që fillojmë sot është e sigurtë që zgjidhim mbivendosjen për shkak të emrave ose për shkak të dokumentacionit ligjor dhe tashmë shërbehet shpejt, sepse dokumentacioni nuk do të jetë më i shkruar me dorë por gjithaçka do të jetë e kompjuterizuar dhe me një komandë printohet kartela e freskët ose çdo informacion që kërkohet masivisht nga qytetarët do të jepet në mënyrë elektronike”, u shpreh z. Manjani. Ministri i Drejtësisë bëri publik edhe shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat, pas dëmeve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ministri Manjani theksoi gjithashtu se vijon të mbajë të njëjtin qëndrim se në zyrën e shtetit dhe veçanërisht në atë të pasurive të paluajtshme, nuk duhet të ekzistojë shprehja kanë humbur dokumentat. Sipas z. Manjani, praktikisht, teknikisht dhe ligjërisht nuk mund të ekzistojë kjo shprehje dhe kushdo që e përdor ka shkelur rëndë etikën në punë, ligjin dhe duhet të ndiqet penalisht. Informacioni i ri dixhital mbi pronësinë do të jetë i aksesueshëm nga të gjitha institucionet që shkëmbejnë informacion me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Comments

Submitted by Ylli Minjoni (not verified) on

...LSI do te beje shtet (?!), po ajo ka akoma barren e trasheqimise Berishjane nga Bashkqeverisja me te, tani do te na binde se e ka mare seriozisht qete betejen e shtetit ligjor,Ky ministri duhet te jape dorheqjen dhe te ndiqet penalisht per demin qe i shkaktojne avokatet e tij ne emer te shtetit shqiptar me dosjet e pronave qe shkojne ne strasburg, e para eshte demi material qe deri tani ka shkuar mbi 20 miljone euro qe nuk do ti Paguaje ky Yll Kapsolliu po do ti paguajne femijet tane ne forme taksash, demi i dyte eshte ne prestigj sepse tregon qe kur vjen puna tek ceshtje te tilla si ceshtja e prones private qe eshte KOLONA themelore e mekanizmit ekonomik ne shoqerine kapitaliste ,KY SHTET TALLET ME QYTETARIN,e treta ky Manjan kapsolliu ka pergjegjesi edhe per ceshtjet e funksionimit te gjykatave qe nuk japin drejtesi ne pergjithesi dhe zvarisin njerezit,e fundit Kryeministri i nderuar ka thene, nuk eshte INDIVIDI por e ka fajin SISTEMI , per korrupsionin, dhe abuzimin,atehere Yll trimi, si shpjegohet qe edhe me reformimin e sistemit sipas jush, keni hap zyra, keni hap sportele i keni stolise me ngjyra e xhama kristal , keni vene kamera ngado dhe prape iu rezulton problemi me individin, cili eshte shkaku .....shkaku eshte i thjeshte :SISTEMI NUK KA NDRYSHUAR NE THELB,THJESHT ESHTE BERE ME REPRESIV,ME I EGER PER ARSYE TE LUFTES POLITIKE PS LSI, po ne thelb eshte po i njejti sistem i korruptuar qe thjesht sa jep e merr me rremujen e26 viteve por nuk zgjidh dot asgje po rreh uje ne havan kot dhe nga ana tjeter NUK KENI FUTUR NEPER ZYRA NJEREZIT E PERSHTATSHEM , POR KENI FUTUR MILITANTET TUAJ , nje pjese jane trashegimia juaj BERISHJANE qe vijojne te zbatojne urdhrat nga LSI qe prej administrates BERISHA,pa kritere profesionale, pa pervoje, qe i perdorni sa here iu duhet me telefona duke i shtyre te gjoret shpesh edhe ne paligjshmeri, dhe pastaj i flakni ne kosh kur siu duhet duke i bere shembull te LUFTES KUNDER KORRUPSIONIT........keshtu Manjan djali, keto duhet te shofesh lere tangerllikun neper konferenca

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.