Kryeministri serb "i padenjë" për të qenë Lider i Ballkanit/Vuçiç ka rrogë 910 euro dhe një apartament 30m2
Aleksander Vuçic, kryeministri i rimandatuar i qeverisë së Serbisë, ka vendosur të ulë rrogën e tij. ANSA njofton se rroga e Vuçiç, i cili ka deklaruar se posedon vetëm një apartament 30 m2, asnjë llogari bankare dhe asnjë makinë, do të jetë 910 euro. Më parë rroga e Vuçiç ishte 1015 euro, kjo referohet nga Agjencia Antikorrupsion në Serbi.
Nuk dihet nëse kryeministri serb ka thënë gjithçka, por nëse e shohim me kriteret që jemi mësuar të shohim qeveritarët tanë, Vuçiç ka një modesti në veshje dhe në prezantim. Krejt tjetër nga firmat mijëra euro të veshjeve të homologut të tij në Tiranë, që disa herë është bërë objekt në media për shpenzimet në veshje. Gjithsesi kjo modesti i shkon një kryeministri të Serbisë, por jo një Lideri të Ballkanit.
Comments
Lideri i Ballkanit
Rendesi ka qe nje kryeminister perpiqet te paraqitet modest perpara popullit te tij! Kurse tek ne ky i yni paraqet sahatin mbi 100000 eur, syzet e te birit 60000 eur dhe kerkon fitore derrmuese nga dibranet pa u kerkuar as te falur per zgjedhjen e Shukriut vjet! Pra teston piken deri ku duron ky popull, i cili kaperdin cdo te keqe me justifikimin qe "kush na pyet ne" ose "keta bejne cfare te duan, sepse i mbeshtet ambasada e SHBA" etj, etj dhe Shukrimi perhapet si fenomen nga Dibra ne te gjithe vendin dhe PS triumfon pa dhene llogari per asgje! Dhe keshtu liderit te PS ka te drejte ti duket vetja, lider i Ballkanit!
Add new comment