Pse duhet t'i besojmë Edi Ramës për Fatmir Xhafën?

Postuar në 07 Gusht, 2016 11:58

Ditët e fundit Partia Demokratike ka aktivizuar një akuzë të vjetër për Fatmir Xhafën, vëllai i të cilit sipas saj rezulton të ketë qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës. Partia Demokratike thotë se për Agron Xhafajn ka patur një kërkesë ekstradimi, por që është mbajtur e fshehur nga qeveria. Për këtë pretendim të saj Partia Demokratie ka bërë publik edhe një vendim të Gjykatës së Lartë të Venezuelës. Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht me akuzat nga selia e Partisë Demokratike, për rastin në fjalë nuk ka pasur asnjë kundërdeklaratë nga selia kundërshtare. Komentin e vetëm si përgjigje ndaj akuzave e ka bërë kryeministri Rama me një koment në Facebook ku thotë se: "Saliu, në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj: Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit! “.

Por a duhet t'i besojmë vetëm fjalës së kryeministrit? Nëse Partia Socialiste është e bindur në pastërtinë e vëllait të deputetit mund të sjellë prova për këtë. Fjala e kryeministrit, nuk mjafton, aq më tepër kur rekordet e tij janë zhgënjyese në raport me të vërtetën. Mjaton të përmendim avokatinë kokëfortë ndaj Elvis Rroshit, për të cilin i tha publikut se nuk ka asnjë dënim, pretendim që rezultoi i pavërtetë. Ja çfarë ka thënë Edi Rama për Elvis Rroshin: "Elvis Roshi nuk ka asnjë dënim në asnjë Gjykatë në Itali apo në Zvicrës. Elvis Roshi ka ndërruar emrin sepse është përzënë nga Italia sic janë përzënë mijëra e mijëra shqiptarë për mungesë dokumentacioni, dakort. Tani të gjykojmë një person që ka qenë emigrant dhe është përzënë për mungesë dokumentacioni. Elvis Rroshi ka qenë, është dhe do të jetë knjë ndër kryetarët më të mirë të bashkisë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria".

Ndaj dhe në këtë pikë kryeministri është i pabesueshëm dhe nuk ofrohet dot si garanci për Fatmir Xhafën apo segmente të tjera të qeverisë që mund të jenë të implikuara në veprimtari të paligjshme.

Comments

Submitted by Tokmaku (not verified) on

O Sali koqe pordha, o shefi i Qivrymes, o ishi dixhital, boll shpife se na je bere i neveritshem.
Edhe dallendyshet tremben prej teje, prandaj jane rralluar ketej nder viset tona.
Boll me.
Ke 25 vjet qe na can trapin.
Boll me.
Sikter nga skena politike.
Pirdhu.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Bravo o Tokmak (ja ma kap).

The gjitha sa ke thene jane argumenta te pakundershtueshem lidhur me pafajsine e vellait te Fatmir Xhafajt.
Ne te njejten kohe ato provojne kaerciperisht edhe ndershmerine e Edvin Bythaman Rames.

Te lutem, ndaj mendjen dhe mbaj nje nick, se nuk po ta formojme dot portretin, nje here me syze, nje here pa syze, nje here me mjeker, nje here pa mjeker, here del me buze te fryra here jo. Hajde Tokmak (ja ma kap) po deshe te jap une nje rekomandim, vere "lepirsja" se te shkon shume mire. Po deshe ta vesh anglisht qe te dukesh modern e ke Lollypop.

Submitted by Tokmaku (not verified) on

Ju te nderuar te redaksise, nuk e kuptoj pse lejoni qe ne adresen time, te vijne ofendime, me fjale vulgare jashte etikes, nuk e kuptoj ?
Per Xhuxhumakun, nuk mund te them asgje, pervec se eshte nje njeri qe nuk ja vlen te ndyhesh e te merresh me te.
Vetem kaq.
Problemi eshte tek ju.
Ose ju jeni pjese e brockullave te tije ( chuxhumakut), mbasi kur i kunderpergjigjemi, ju nuk i botoni.
Ose jeni vete loja ne emer te tije.
Aresyetim tjeter nuk ka.
Ose i botoni te gjitha per te gjithe, ose loje te njeaneshme mos beni, kjo, per te qene Ju, korekt dhe te paaneshem.
Ju ndjefsha te miren, pa sharje e pa ofendime.
Ju prifte e mbara, mire e keni nisur, mbajeni fort xhuxhumakun mos t'ju ike.
Tung.

Submitted by ASP (not verified) on

Nuk ka asnje fare logjike ne keto cic-mice te politikes dhe te analizes? Si ka mundesi qe njeri te akuzon dhe ti je i detyruar te tregosh se nuk je fajtor?! Zakonisht duhet te jete e kunderta: ai qe akuzon tregon edhe provat... Por ne kete vend mungon logjika prej kohesh.

Submitted by @ASP (not verified) on

O ASPI po opozita i ka treguar provat duke publikuar edhe fleten e ekstradimit per vellain e Xhafajt (http://www.syri.net/2016/07/29/dosja-e-gjykates-se-venezueles-goni-i-fat...). Cfare prove tjeter deshiron zotrote qe te bindesh? Pyetja eshte: perse nuk ekstradohet vellai i Xhafajt? Cfare e pengon qeverine te permbushe detyren e saj ne luften nderkombetare kunder trafikanteve dhe krimineleve? A po e thone qeveritaret tane vazhdimisht qe po bejne shtet? Le ta tregojne me fakte e jo me llafe.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po te lexosh shkrimin me vemendje do te gjesh qe prova eshte dhene ne formen e nje kerkese per ekstradim te nje gjykate te Venezueles.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.