8 rrugët kombëtare me pagesë, tarifimi në tre faza

Postuar në 27 Korrik, 2016 10:14

Qeveria ka parashikuar 8 rrugë kombëtare për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.
Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza. Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar, shkruan Panorama.
Tarifa për të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro. Ministria e Transporteve sqaroi dje se tarifa që do të aplikohet për veturat është 4,16 euro pa përfshirë TVSH-në.
Në fazën e dytë propozohet tarifimi për rrugën Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier. Për zbatim në fazën e tretë rekomandohet taksimi për rrugën Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë –Hani i Hotit. Për këto dy rrugë, strategjia e BERZH-it nuk rekomandon dhënien me koncesion të gjithë aksit, por vetëm një pjesë të tyre. Për rrugën Elbasan- Kapshticë rekomandohet dhënia me koncesionin vetëm për 41,6 kilometër. Për rrugën Tiranë –Hani i Hotit rekomandohet dhënia me koncesion për 45 kilometër.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Natyrisht qe me vendosjen e ketyre tarifave, qeveria do heqi ose paksoi taksen e rruges!Ose do paksoi ate pjese te takses se rruges qe i shtohet cmimit te karburantit.

Submitted by Astrit (not verified) on

Evolucioni i projekteve ekonomike ne Shqiperi eshte ky. Fillimisht nje qeveri hedh nje ide tmerresisht te shtrenjte, por nga i cili tere kombi do te kete nje perfitim te papare. Kur ky projekt kundershtohet nga taksapagues te tmerruar, ata akuzohen si jo-patriote, te paguar nga armiqte e perhershem dhe konveniente greko-sllavo-ruse.
Kur kundershtija bie, projekti fillon. Por nuk mbaron, sepse ne mess te rruges del qe cmimi i vertete eshte dyfishi i atij te deklaruar me pare.
Me pas projekti publik POTHUAJSE mbaron (jo i gjithi, segemente te rruges sone patriotike te kombit ose u mbaruan me vone ose jane harruar fare si psh shume mbikalime).
Me pas kur elefanti i bardhe i qeverise ngrihet ne kembe, fillojne kostot e mirmbajtjes qe askush nuk i kishte permendur para se te fillonte projekti. Dhe qeveria praktikisht takson perdorimin e objektit...
Keshtu taksapaguesi paguan tre here: parate e taksave qe projekti te filloje, parate e borxhit te marre qe projekti te mbaroje dhe parate qe projekti i ndertuar me parate e tyre te mund te jete i perdorshem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.