Misioni i Steinmeier në Tiranë, Berlini konfirmon rolin protektor për Shqipërinë

Postuar në 14 Qershor, 2016 13:21

Mosarritja e dakordësisë për reformën në drejtësi ka alarmuar Berlinin që nisi me ngut në Tiranë, ministrin e Jashtëm, Frank Walter Steinmeier. Në konferencën për shtyp me ministrin Bushati shefi i diplomacisë gjermane konfirmoi interesin direkt të Gjermanisë për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Kam ardhur këtu edhe për tema serioze sikurse është reforma në drejtësi….Ne kemi realisht një interes që ky vend të bëjë përpara në rrugën e tij të përafrimit evropian. Kemi një dritare mudësish tani dhe në raportin e vjeshtës që do përcaktojë vijimësinë e reformave në Shqipëri, nëse do përcaktohen mangësi të tilla, si reforma atëherë procesi i anëtarësimit nuk mund të marrë shpejtësi, për këtë arsye unë jam këtu për të diskutuar me përfaqësues të qeverisë dhe opozitën, për të thënë që është një situatë që palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit, shpresoj të jetë e suksesshme, nëse s’do jetë kështu e konsideroj të drejtë atë që ju nënkuptoni me pyetjen tuaj. Do jetë shumë vendimtare ajo çka do ndodhë në muajt e ardhshëm"- deklaroi ministri gjerman.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Te shpresojme se kesaje rradhe Gjermania, e ka seriozisht kete PROTEKTORAT.
Dikur, ne te shkuaren mbi 30 vjecare, ne marredheniet midis dy vendeve, Gjermania kishte projektuar nje lloj ndihme te jashtezakonshme dhe plani afat gjate, por qe u refuzua nga pala Shqiptare e asaje kohe. Gje e zakonshme per politikanet tane te asaje periudhe. Nje psikoskizofreni e rradhes nga udheheqesit komuniste qe kishim ne krye.
Urojme te behet me e mira per popullin tone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.