Drogë, dollarë, diplomaci: A duhet të jetë Shqipëria anëtare e BE-së?
Tv Arte dhe ZDF-ja gjermane kanë publikuar së fundmi një material mbi Shqipërinë titulluar: Drogë, dollarë, diplomaci: Valsi Shqiptar. Çfarë bën ky material? Përmbledh ato që thuhen në mediat shqiptare, i ripërsërit dhe i kalon për audiencën europiane.
Nuk ka aty asnjë investigim real, asnjë qëndrim nga përfaqësues të agjencive europiane: aty flet Sali Berisha, Edi Rama, Mirela Kumbaro, Ylli Manjani dhe ca gazetarë. Këta i dëgjojmë përditë këtu. I dimë kush janë. Edhe çfarë janë. Sigurisht që një stres imazhi materiali e provokon, aq më tepër që të gjithë e dinë se çfarë imazhi gëzon qeveria shqiptare në BE. Megjithatë gazetarët vënë në dukje se “Edi Rama shihet si një partner ideologjik i pastër në një rajon të trazuar si Ballkani”.
Çfarë jep të kuptojë se cila është karta kryesore e Ramës në BE: koniunktura.
Materiali me titullin e vet, vendos presion mbi deklarimet e komisionerëve europianë, që flasin për arritje të paimagjinueshme, ndonëse askush nuk mund të riciklojë tashmë Sali Berishën, megjithë rehabilitimin e tij relativ ndërkombëtar.
Duhet thënë se përkundër një qeverie si kjo e z. Rama që operon me një ekonomi që mbahet me flukse informale parash të krimit, agjenti më I mirë është ai penal. Kjo provohet edhe brenda vendit, ku oponenca më problematike është SPAK, sepse z. Rama i ka ecur deri më tani pikërisht se nuk ka patur asnjë goditje në nivel të lartë të linjave të kalimit të parave drejt Shqipërisë. Dikush e ka mbrojtur z. Rama, ose më mirë e ka lënë të gatuajë çorbën që kemi, por mesa duket edhe armiqtë nuk i mungojnë. Ose më mirë Akoma, imazhi i tij i vërtetë njihet. Nuk është e rastësishme që me materialin. televizioni në fjalë vendos edhe një pyetje: A duhet të jetë Shqipëria anëtare e BE-së?
s.zaimi
Comments
I pari qe trumbeton bllokimin
I pari qe trumbeton bllokimin e Shqiperise ne BE eshte Salih Ram Berisha.
Para 2 javesh ky pusht plak volli vrere ne Parlamentin Evropian kundra Shqiperise. Gje, qe as mediat Italiane te 90tes ( kur na quanin kolere) nuk e benin me jaq antishqiptarizem.
Pushti plak nuk ndryshon kurre, ka nje orgazem te papare kur merr pjese ne funerale, kur flet kundra shtetit te tij perballe politikaneve te BEse. Vret dhe djeg qe te sundoj mbi kufoma dhe hirin e kasatastrofave.
Add new comment