Sa të mungon Penxherja o Sali!
Sali Penxherja ka dalë sot në konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij. Përtej budallallëqeve që janë të zakonshme tashmë, ai ndër të tjera tha. Ose raportohet nga mediat se ka thënë:
Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat t’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë
E ka fjalën për Edi Ramën, liderin e Ballkanit. Tani kur njeriu shkon 80 vjeç, ka detyrim ndaj stërnipërve që të jetë pak serioz.
Pse kërkon debat publik ky me Edi Ramën?
E para zotëria është ende i pandehur, e dyta është lideri i partisë kryesore të opozitës, por të paktën në 330 fjalimet e mbajtura nga Penxherja e ka akuzuar Edi Ramën si kokën e narkoshtetit, madje narkodiktaturës. Si njeriun e 1001 e intrigave dhe krimeve, të lidhur me krimin e organizuar dhe atë të çorganizuar, si njeri që ka kapur SPAK, SHBA me Sorosin dhe që ka shpopulluar Shqipërinë. Zott Berisha ka deklaruar se do ta përmbysë Edi Ramën dhe ia ka bërë benë nga Penxherja se do t’i bëjë atë që ai nuk e imagjinon.
Sot ky plak delenxhi kërkon debat. Po për çfarë? Për çfarë mund të flasësh dhe debatosh me kryetëpandehurin e historisë? Atë mundet vetëm ta dënosh, të ekzekutosh, ta likujdosh dhe asgjësosh si vetë retorika që ke përdorur.
Puna është se ky plak karagjoz që doli nga shtëpia sot është për të qarë hallin. Do të të mungojë Penxherja Sali se aty kishe kauzën dhe iluzionin e të qenit martiri I demokracisë. Karagjoz pa shtyllë kurrizore! Përmbyse me revolucion dhe kryengritje po pate bythë!
s.zaimi
Comments
Saliun e shan, ilirin e ke
Saliun e shan, ilirin e ke bere lecke, Edit si le gje pa thene cdo dite, keta tipat e nivelit te dyte i ben nga 4-5 bashke e i ben cope. A te sjellim ndonje nga Pireu vlla, mbase ia vlen? Apo edhe ndonje gjysem te gatshem nga fshatrat e Sarandes?
Me fal. Nuk e bej me. E
Me fal. Nuk e bej me. E kuptoj qe je ndjere i fyer!
He ashtu
He ashtu
Me ty o Hamdi biem te gjithe
Me ty o Hamdi biem te gjithe dakord.
Tashti qe plaku Mere zdrupi pi penxheres, a thua valle do ta nxjerri ene shtangistin pi penxheres? Se eshte zotu se ka me e liru.
Doktor Mortja
Doktor Mortja
Sali Penxherja
Prostituta Kombetare sali
A ka fjalori i ndonje gjuhe ne bote , fjale te pershtatshme per kete gjallese te peshtire?!
Zor te kete..
Jam i mendimit qe dhe ne si popull dalim zbuluar si qenie te liga . Se nje e dy i kane nxjerre te gjithe , por ne i kemi te gjithe politikanet bandite si ky!
Add new comment