Yankee, go home! Ose hajdeni në Shqipëri megjithë McGonigal se e ulin kurrizin deri në fund

Postuar në 03 Shtator, 2024 16:26

Mediat e huaja kanë shpërndarë sot video të një incidenti në Izmir të Turqisë. Pjesëtarë të një organizate rinore nacionaliste turke kanë mbajtur si të thuash peng në rrugë dy marinsa amerikanë që kishin zbritur nga anija “USS Wasp” duke bërë thirrje: Yankee, go home.

Autoritetet kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe siguruar jetën e amerikanëve, por ngjarja ka bërë qarkullim global mediatik. Siç mund të merret me mend ky është një episod ndër të shumtit me sens anti-amerikan që mund të lidhet patjetër me tensionet e ngritura në Lindjen e Mesme dhe sidomos me tolerimin që SHBA po i bën politikës së Izraelit.

Përtej kësaj është një shenjë e dinamikës politike në shoqërinë turke, që e ka patur përherë nacionalizmin tipar dallues. Sigurisht që akti nuk është shumë elokuent edhe për mesazhin që do të përcjellë, dhe nuk është për t’u inkurajuar, por edhe politika amerikane ka ushtrinë si përfaqësues të elokuencës së vet në botë. Kështu që “çfarë mbjell do të korrësh”.

Akti këtu ka një farë rëndësie për të na bërë të kuptojmë sesa të vdekur jemi në nervin tonë si individë dhe si shoqëri me identitet të caktuar, atë që kemi shpallur publikisht. Për të kuptuar se në këtë vend gjallon një milet, por nuk jeton një shoqëri, që ha, pi dhe merr ajër në luftë të përjetshme me çdo kod normal.

Një vend ku kryebashkiaku është kapur duke vjedhur(gabime të stafit ndjesë), ka falsifikuar firmën, ku zv.kryeministri është arratisur dhe jep intervista, ku kryeministri është një tekayt të cilit ia hedhin të gjithë dhe ku ne rrimë. Të gjithë. Duke pritur se edhe ujin 24 orë do na e sjellë Ambasada e SHBA-së që u kujdes për drejtësinë e re, që kujdeset që të mos vidhet më shumë sesa duhet, e kështu me radhë.

Në parim çdo politikë që aplikohet në këtë vend shkon nga drejtimi që “populli apo njerëzit nuk kanë punë të mendojnë” e lëre më të veprojnë. Janë Disa njerëz, të zgjedhur, ata që mendojnë dhe veprojnë. Që e mbajnë Shqipërinë Zonjë. Po Zonjë - Zonjë ama.

Teksa sheh këtë video të të rinjve turq që duan të dëbojnë ca marinsa, që teknikisht si akt është një vrasje në kufi, por me fjalë si fillim, nuk ka sesi mos të të shkojë në mendje impotenca jonë. Që si e tillë hap mundësinë për të menduar se një milet si ne nuk do ta kishte problem që të priste me ceremoni shtetërore edhe McGonigal. Madje nëse ai do të jetonte këtu, gazetarët do të shkonin të bënin foto para se të kërkonin intervista, e në fund mundet që edhe një rrugë të emërtohej me emrin e tij. Sa kriminelë dhe hajdutë kanë emrin në mjedise publike?

Një shoqëri që sheh një ish-president palaço dhe një president amebik, është e qartë se nuk i intereson më asgjë nga Publikja. Madje Publikja ndoshta as nuk ekziston mes nesh, sa kohë që “tymi drejt në oxhakun tim” vazhdon të kalojë për mençuri edhe pse sa del nga dera e shtëpisë vjen era mut.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ketij mileti impotent nuk i nevojitet as truri dhe as marshi i levizjes si cdo popull ne rajon.
Ky milet ka putat e tij per t'u krenuar e mburrur dhe pse Jo per te trembur Dunjane .
Ka Gjergjin, ka Shna Terezen dhe me se fundi kalemin e trurit, Kadarene; qe me ate posterin e vendosur ne nje ndertese ne Tirane ( koken pa trup e duar), duket si lugat, njesoj si Petar Bogdani i Rugoves.

Heres tjeter marinsat Amerikane, perpara se te ankorojne pomporet e tyre ne Smyrna, duhet te zbarkojne me trupat e tyre edhe nje pute te Gjergjit tone, t'a huazojne sepse kemi plot. Kosovaret dhe qeveria jone kane 35 vjet qe po i mbjellin ne cdo cep te Evropes, ne cdo qoshe, rrugice e shesh te Shqiperise putat e tre miteve te shqiptarizmit, me bollek.
Nuk na kane bere derman, as na pranojne ne BE e as po na zhvillojne ekonomokisht e ushtarkisht.

Mos I prishet mendja DASH e nga shtet kolonial na ben me status te perfshire ne shtetet e Bashkuara dhe keshtu e quan Gjergjin hero te kombit Anerikan dhe fillon e I tremb Turqit me bustin e tij.
Te mos harrojme se kur Sulltan Erdoğan e quajti Ramush Djokovicin "pijanec", ky i fundit e "trembi" kete te parin duke ia kujtuar Gjergjin....

Submitted by Aqif (not verified) on

Une Shna Kozmo e ti qenef i Kakarese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.