Vetëm në rrugë, por edhe Shtetin kundër!
Mediat u akuzuan se patën përgjegjësi për keqinformimin mbi ngjarjen e Pogradecit. Ndërkohë Policia ka gjeneruar tri deklarata, Prokuroria e Korçës, dy deklarata, kryeministri dy sqarime dhe kemi edhe një hetim penal për një inspektor policie. Mbi këtë të fundit policia sot ka sqaruar Prokurorinë se nuk kapatur detyrë hetimin dhe ekspertimin e vendngjarjes.
Problemi nisi qysh me përpjekjen e Policisë për të thënë se ka bërë çdo gjë, por se ngritja e akuzës “vrasje nga pakujdesia” është për shkak të prokurorisë. E cila nga ana e vet ngre pretendimin se dosja hetimore ka ardhur e kopsitur keq.
Vetë kjo zhurmë kë ngarkon me përgjegjësi? Mediat? Qytetarët? Motrën e viktimës? Mos vallë këtë zhurmë e provokoi kjo paqartësi mes dy institucioneve që u zbuluan se punojnë me hile dhe sa për të mbyllur dosjet: unë ngre akuzë për aq sa më sjell ti!
Ciladoqoftë zhurma e qeverisë, rasti provon për të mijtën herë se ne si qytetarë të këtij vendi jemi jetim në shtetin tonë. Duart për një kokë në rrugë dhe përballë shtetit tonë: që nuk di gjë tjetër veçse të ngrejë kurthe letrash për njerëzit.
s.zaimi
Comments
Kur nje pjese e vogel po
Kur nje pjese e vogel po shume e vogel e opinionit/gazetarise shqiptare, deklaronte se me çeshtjen Beleri askush nuk duhet te gezohet, pikerisht sepse tregonte ne menyre bajate, se kjo eshte drejtesia qe u perket te gjtheve, shumica e ketij vatani(per te mos thene totalisht te gjithe) gezonte e hidhte valle per liderin qe po krijon "shtet te forte" e po "u tregonte vendin grekeve"! U zente haka e himarjoteve!
Add new comment