Në anën e duhur të historisë, të suksesit dhe me shumicën e heshtur!

Postuar në 11 Gusht, 2024 14:01

Kryeministri Edi Rama u gdhi sot me një letër të hapur për shumicën e heshtur dhe të emancipuar të shqiptarëve. Përmes saj ai sqaronte mesazhin e djeshëm për Chermen Valiev, origjinën e tij gjeorgjiane nga Osetia e pushtuar nga Rusia, e kështu me radhë, për të dalë mandej te fakti se ka disa shqiptarë që nuk dinë të gëzohen me suksesin. E të tjera si këto që i kemi dëgjuar e stërdëgjuar.

Sot Shqipëria mori një tjetër medalje, po në mundje, përmes Islam Dudaevit. Sërish zoti Rama ka dalë me mesazh të dytë:

Ja edhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e ke

Si mundet një kryeministër të drejtohet me këtë lloj fryme? Dhe si mundet të flasësh për rilindje të KOKSh, kur Shqipëria tradicionalisht ka qenë përfaqësuar mirë në sportin e mundjes. Dhe nëse do të kishte me të vërtetë rilindje të sportit, patjetër që me mundjen do kishim rezultate të pritshme. Përtej debatit për sportin dhe medaljet, që në fund fare janë të Shqipërisë, është e habitshme sesi një njeri që drejton ekzekutivin, që ka në fund paratë për të shpërndarë edhe për sportin, që konsideron se suksesi po vjen dhe është edhe meritë e tij, se një shumicë e emancipuar i rend nga pas e e beson, ulet e shkruan për një pakicë të ligë e të ligjsh, që po sipas tij e shoqëron shqiptarin që nga pavarësia.

Është e habitshme sepse në fund të fundit, z. Rama është në anën e duhur të historisë, ai është me suksesin dhe është suksesi, progresi dhe e ardhmja, përballë ca inatçorëve të pandreqshëm me të cilët as ia vlen të merresh. Dhe që nuk korrigjohen në fund të fundit po sipas tij. Pse atëherë? Sepse e vërteta është ndryshe. 

Do apo nuk do z. Rama, medaljet e ardhura nga Parisi nuk gëzojnë kënd, veç atyre që i morën dhe që i stërvitën. Nuk janë tregues i sportit në Shqipëri, që si çdo gjë tjetër nuk i përgjigjet asnjë lloj pune sistematike dhe sistemike.

Medalistë shqiptarë, të përgatitur në Shqipëri ka patur, dhe për ironi ata e ilustrojnë nivelin e sportit të kohës në vendin tonë, dhe medalja e tyre për një vend tjetër konfirmon vetëm fatkeqësinë e mungesës së investimeve dhe trajtimit. Ajo që ndodh edhe sot në këtë vend e që është përgjegjësi e qeverisë patjetër. Ndër të tjerë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

A ka fatkeqsi kombetare me katastrofike se sa te kesh nje Kryeminister si Edvin Rama? Sidomos kur vjen pas nje fatkeqsie tjeter kombetare me Kryeminister Sali Berishen? Le pastaj po te kujtojme edhe Legjendarin Enver Hoxha?

Pyetja 1 miljon dollarshe qe shtrohet eshte:

Jemi popull fatkeq, apo krejtesisht idiot? (Te mos i mbetet hatri ndonje te quti aty - ketu)

Submitted by X (not verified) on

Nuk eshte as fatkeq e as idiot! Aspak madje! Por vetem i poshter dhe i qelbur! E thene bruto 100%!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Aha, qenka edhe me keq nga ç'e mendova une. S'paskemi per te bere hajer as ne shekullin tjeter, Nejse ne kete rast nipçet tane e kan mrena...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.