Për cilin dinjitet flet ky?

Postuar në 27 Korrik, 2024 12:36

LINDITA NIKOLLA ja doli te ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI ne emer te dinjitetit te Kuvendit e Republikes, interesit publik te qytetareve te ketij vendi; nuk eshte pak kjo, eshte shume ne mes te nje LUFTE!

Këto shkruan sot deputet dhe ish-zv.kryeministri Erjon Braçe. I shkruan në profilin e vet në Facebook, por mediat ja kanë qarkulluar duke i bërë publike.

Pyesim: për cilin dinjitet e ka fjalën ky zotëri? Duhet të jesh shumë arrogant dhe i pacipë të pretendosh se ke dinjitet në atë sallë kriminelësh dhe llumi. E sidomos hajdutësh. Hajdutë të padin që ulin e ngrenë kartonin për çdo tekë të një njeriu të vetëm. Apo atyre të opozitës që bëjnë Pazar me zhurmën e vet.

Për cilin dinjitet e ke fjalën more zotëri? Të rreh mendja se ke ndonjë fije dinjiteti ti? Meqë bërtet e ulëret gjoja për të drejtat e njerëzisë? Ke autoritetin e pushtetit, asgjë më shumë. Pa pushtet ju jeni vetëm fytyrat tuaja. E ke parë veten zotëri? I ke parë kolegët? Kryebashkiakun? E ke vënë re çfarë lloj soji jeni? Ky është dinjiteti juaj!

Sa për Lindita Nikollën, përtej përrallave të paturpshme që na rendit, ishte asgjë më shumë sesa mazhordomja e atij që keni kryeministër. Bëni moral Ju akoma!

s.zaimi

Comments

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Plehra kozmike!
Nuk ekziston ne bote nje llum i tille!

Submitted by Flora keci (not verified) on

Zoti brace per cfare dinjiteti e ke fjalen ti per ate qe shkelet ligjet dhe shkelmuar opozitën dhe kushtetuten e vendit apo per ate qe e shihnit opozitën si armike qe i hiqet fjalen ne parlament qe i burgoset liderin e tyre dhe na kujtuar kihen e erret te diktaturës per nje shpifje te nje njeriu te lidhur me bandat dhe tani kerceno i avokatin mbrojtes te zotit Berisha nuk ju doli qe përdoret dhunën ndaj zotit menjesi ku jan kriminelet ku shetisin apo per dinjitetin e kryetarit te bashkisë qe ju hyn qytetarëve ne oborret e shtepivet me patronazhisti e tij per vjedhjet e asaj qeverie apo korruptimin e Meg gonigal turpe jepni dorëheqjen sa nuk eshtr vone fundja sovrani foli ne shesh megjithëse nuk hane deputet okej

Submitted by haha (not verified) on

kjo mavria dihet cfare zhgaravine ka qene qe kur ishte ne ministri te arsimit dhe e moren me yyyaaaa studentet.
po aman sja vlen te flasesh per kuvendin e shqiperise se te ndotet goja nga pislleku e injoranca lere pastaj idiotesia e rezatimi i hajvanllekut. Po ky cerri Brace sa ka gjatesine ka dhe IQ dhe dinjitetin keshtu qe eshte fiks per ti varur bidonat e fermereve te lushnjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.