Filozofi praktike shqiptare: Dolën dhe do mbeten në opozitë sepse nuk ditën të vjedhin si PS-ja
Në një media sociale qarkullonte një video montazh mes Berishës dhe Metës biseda e të cilëve në fakt ishte shkëputur nga një debat në Parlament, në kohën kur Berisha i kërkonte dorëheqjen Metës sepse ishte nën akuzë se donte të vriste Tom Doshin. Dhe tani që e kujtojmë kuptojmë sa kohë të zeza do kishin qenë për kombin!!!
Mes të tjerava dëgjohet Berisha që i kujton Metës 700 mijë euro të videos me Priftin për të cilat dha dorëheqje. Meta ja kthen nuk dhashë dorëheqje për ato, por për Shkëlzenin që ishte në videot e Dritan Priftit.
Dikush e komenton këtë përmbajtje si shprehje të budallallëkut të Metës që dha dorëheqjen për 700 mijë euro. 700 mijë euro?!!!! Kaq pak?!
Sa i trashë paska qenë i ziu. Dhe ja ku erdhi. Bredh rrugëve, ulëret dhe as parti nuk ka dhe asgjë.
Edhe Sala njësoj. Bënte pazare çikërrimash krahasuar me këta tani.
E kupton ti sa pak ka vjedhur Patrit Vasili të Shëndetësia? – vijon ai që komenton.
Po, po ia kthej. Tani e kuptoj.
Kanë bërë marrëveshje idiote, - vazhdon.
Dakord jam.
Konkluzioni është i pastër: PS-ja ecën sepse di të vjedhë tamam. PD-LSI janë axhaminj edhe në hajdutëri. Ndaj asnjë nuk e ka fajin. As sistemi zgjedhor e as SHBA. Mësoni të vidhni mor hajvanë, se më mirë të mësoni këtë zanat sesa të shihni batërdinë që ka bërë Zdromsi, që ende po qëndron pa u lagur! Apo jo? Hajd se ka kohë, janë ende dy vargmalet e Jugut pa u ndarë, kështu që vetëm Përpara!
Kush thotë se çfarë domethënë kjo, mund të përgjigjemi: kjo është biseda kryesore sot nëpër Shqipëri. Përveç varianteve për Ikur. Çfarë të keqe ka?
Shaptilografisti
Comments
Vjedhja
Ka thene nje thenie te madhe Eduart Shalsi dikur kur ne pushtet ishte PD:
Shalsi : Ne kur te vijme ne pushtet kurre nuk do vjedhim kaq haptazi.
Kaq mjafton per te kuptuar gjithcka ...
Zotërinj të këtij artikulli
Zotërinj të këtij artikulli më mirë të ndershëm dhe në opozitë është luks të zbulosh poshtersirat e tyre ora e së vërtetës po vjen më mirë të jepnin dorëheqjen sesa të gjejnë vrimë miu e të futen me orgjitë që. Kanë bere
Ishte shume Interesant, nje
Ishte shume Interesant, nje shkrim i disa diteve me pare mbi autostraden Thumane- Kashar!
Duhet te ishte ballina e lajm por … asgje!
Lajmi ishte se autostrada u ndertua nga rama ( me sakte u vodh), por kompania qe do mbledhe taksen, eshte kompania e Berishes!
Mos u lodhni me me shkrime, sa vodhi Likja, apo sa grabiten Doktor Mortja apo Magjari i Surrelit!
Thumane- Kashar shpjegon gjithçka!
Add new comment