Beleri vodhi votat?! Pse nuk rikandidon Goron PS-ja atëherë?!

Postuar në 11 Qershor, 2024 19:15

Shkruante dje analisti Skënder Minxhozi ndër të tjera: 

Nëse Beleri braktis mandatin e fituar në Himarë dhe merr atë të eurodeputetit, ajo që do ndodhë vijimësisht do të ishin zgjedhje të reja në bregun e Jonit dhe fundi i sherrit për Himarën. Micotakis ka fituar një poltron në Strasburg duke ulur aty një person shumë të diskutueshëm, por nuk ka shpikur një fabul tjetër të madhe për Himarën siç është deri më sot saga e Fredi Belerit. Himara po humbet një kryebashkiak të keq e antishqiptar, Parlamenti Evropian po fiton një hidraulik të paditur

Imagjino të jesh në anën greke e të dëgjosh këtë ironizim sa keq duhet të ndihesh!

Megjithatë këtu lind një pyetje: pse qenia në burg e Belerit lidhet vetëm me mandatin e kryebashkiakut të Himarës dhe zhbëhet me mandatin e europarlamentarit? Kjo është zgjidhje politike dhe ne deri më tani kemi besuar se Belerin e mban në burg Drejtësia jo Ed Zdapi! 

Po këtu: ka vjedhur votat Beleri apo jo? Se kjo ka shumë rëndësi? Nëse i ka vjedhur atëherë fituesi real i zgjedhjeve në Himarë është Jorgo Goro që në këtë situatë mund ta quajmë edhe Jorgo Mavria! 

E thjeshtë pra loja për Ed Zdapin: Beleri vodhi votat, u burgos dhe nuk u lejua as të betohej! Tani mund të dalë se e kërkon PE-ja.

Me drejtësi ka fituar Goro që ka shkuar në burg për tjetërsim pronash. Të bëhet drejtësi: Goros mandatin dhe pastaj a betohet apo jo, e shohim. Ose nëse nuk e bëjmë dot kështu se e bëjmë faqen bythë edhe me standardin e llumit ku jetojmë, atëherë në dritën e faktit juridikisht të provuar se Beleri vodhi zgjedhjet, pse PS-ja nuk e rikandidon Goron nga burgu edhe për karshillëk të Greqisë?! Fitoren e paska patur në xhep që herën e parë?! 

Ja mbase përgjigjet z. Minxhozi që po paralajmëron PE-në për një hidraulik të votuar edhe nga grekët, edhe nga shqiptarët. Hajde se e gëlltisni ju po hë! 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pse mundohesh kaq shume me i bo corbe muhabetet ?"...atëherë në dritën e faktit juridikisht të provuar se Beleri vodhi zgjedhjet".
Vetem ti po pranon se qenka e provuar "juridikisht" se Beleri ka blere votat.Votimet ne Himare nuk i ka fituar Jorgo Goro por Fredi Beleri.
I cili ndodhet ne burg nen mase sigurie per blerje votash. Sot Himara drejtohet me kryetar te komanduar.
Beleri ndodhet nen mase sigurie burg pa afat me vendim te te gjithe shkalleve te gjyqesorit shqiptar. Argumenti: ai ka dhene prova te pakten ne dy raste se i shmanget drejtesise. Dhe do ta bente prape. Por ti i shmangesh vazhdimisht ketij fakti. Sipas teje pasi u vrane ushtaret e shkrete ne Peshkepi Belerit ja futen msheftas kallashnikovet ne makine qe ja gjeti policia greke.
Kaq. Te tjerat jane fantazi per piano dhe orkester.
Ke do rikandidoje PS? Sigurisht jo Goron per dy arsye: eshte humbes dhe eshte ne mase sigurie si Beleri.
Nuk e dija qe Beleri qenka hidraulik. Kam kujtuar se merrej me ceshtje me te rendesishme si helenizmi qe na qenka i ndryshem nga helenizimi.
Te te pyes thjesht: vertet mendon se Himara eshte nje zone minoritare?

Submitted by redaksia on

Shteti yt e le politiken greke te beje fushate elektorale ne Himare. Edhe ministra e kryeministra. Edhe ky qe keni kryeminister. Pse mendon ti? 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sepse jemi shtet evropian. Cfare te keqe ka.? Mos duhet ti ndaloje ne kufi? Po Edi Rama i mori leje per ca do rhoshte ne Athine?
Hidhesh nga njeri ekstrem ne tjetrin.

Submitted by redaksia on

Po pse nuk shkoi vete ne Himare me Kyriakon por ndaloi vetem ne Dropull? Pse nuk shkon politika greke edhe ne Polican apo Rreshen se ka patur aty PBDNj keshillin dhe kryetarin? 

Pastaj ky kryeministri me tru i ka njohur pakices greke dy zona elektorale, por kur Mitsotakis shkoi ne Himare nuk e hapi gojen. 

Ne Athine ky shkoi me leje. 

Submitted by Anonim (not verified) on

Po mire o vella, vjen nje moment dhe njeriu shkruan dicka me mend. Se fundja po shkruan ne nje media, jo si te kafja e rremes a te keqen.
Po ti thuaj mut per mut shkuam pse do jeni ju gazetaret me ndonje nivel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.