Miratim publik dhe në liri i korrupsionit si model
Media pranë qeverisë publikojnë, apo citojnë një sondazh të një instituti amerikan sipas të cilit Edi Rama rezulton politikani më popullor në Shqipëri. Pas tij vjen Erion Veliaj.
Le të supozojmë se është e vërtetë. E lëmë edhe Edi Ramën se me atë një pjesë e miletit ka ndërtuar ëndrrat për pushtimin e hapësirës, pra po fluturon me preshin gati. Të merremi dytësin. Mund të pyesim: çfarë problemi kemi si shoqëri? Çfarë verbërie na shtyn kështu në theqafje? Cili dëshpërim, cila vertebër është thyer që e urrejmë kaq shumë moralin njerëzor? Edhe atë moral që nuk e zhbën interesin praktik?
Nuk po flasim për votën, sepse atë, hajde e pranojmë se e hedhim se kemi frikë mos na heqin nga puna. Po sondazhi?! Si mundet të besohet se preferohet Erion Veliaj? Të preferohet ai edhe mbi Flamur Nokën, pas kësaj që kemi parë? Pasi e besojmë, duhet të pyesim se cila amebë shpirtërore na degdisi këtu, ne bijve krenarë të Skënderbeut? Neve, autoktonëve që i vumë gjoksin çdo furtune të historisë!!!
Kush na e trodhi guximin për të thënë: qërrohu hajdut i mutit! Nuk po themi të reagojmë, t’i pështyjmë, qëllojmë me çdo gjë kur kalojnë. Jo, ato janë akte për të tjera këllqe. Por si mundet të preferosh Zdromsin? Në shekullin e 21-të, kur ne mburremi se fëmijët i kemi shkolluar në Perëndim!!! Po xhanëm pse e urrejmë kaq shumë lirinë për të menduar pa ditur çfarë mendon tjetri!? Sepse të preferosh një lëtyrë të tillë politike, këtë jovertebror publik nuk është më problem i tij. Është i yni si shoqëri. E duam vjedhjen, korrupsionin, modelet përfaqësuese të tyre dhe çdo gjë që vjen me to. Të paktën ky brezi ynë. Ndoshta shqiptarët e nesërm do jenë më të mirë. Do jenë një shumicë më pak e heshtur.
s.zaimi
Comments
Miqesisht!
Kur shkruani:
"Pasi e besojmë, duhet të pyesim se cila amebë shpirtërore na degdisi këtu, ne bijve krenarë të Skënderbeut? Neve, autoktonëve që i vumë gjoksin çdo furtune të historisë!!!"
ben ironi apo e ke seriozisht. E di pse them, se pas 500 vjet sundimi otoman brezi i pare i bijve krenare te Skenderbeut u shkoq ne ate fare feje sa pas tij erdhen tamam AMEBAT dhe..... ate punen e gjoksit qe ia vume cdo furtune te historise.... mund te perdoret ne ndonje hartim i klasses se 4 fillore per t'u dhene ndopak zemer kolopuçave qe akoma nuk jane prekur nga AMEBA, po qe shume shpejt do t'iu ngjitet pas parapanice e s'ka per t'i leshuar me.
E kuptoj indinjaten tuaj, per fatkeqesisht nuk mjafton.
Sondazhet
Ne nje sondazh tek barometri i Euronews (i cili ka saktesi , te pakten ne te kaluaren rezultatet e zgjedhjeve kane qene afer sondazheve te barometrit) dilte qe brezi i ri moshat 20 - 30 vjec mbeshtesnin PS diku afer 62%. Kurse opoziten diku tek 18%. Ndersa per moshat e mesme mbeshtetja eshte e stabilizuar ku opozita ka nje epersi te vogel. Pastaj pensionistet qe dihet se jane te betuarit e PS mbeshtesin PS bindshem por jo aq sa mosha e re sot! Kjo eshte e frikshme! Brezi i te ardhmes kaq fanatik? Kaq efekt paskan gjysherit apo Top Channel tek ato? Nuk ka faj Edi Rama qe kerkon nga socialistet fitore ne cdo qender votimi ne 2025! Sondazhet e tij i tregojne se kjo nuk eshte e pamundur! E tmerrshme!
Kush na e trodhi guximin?
Kush na e trodhi guximin? Kush tjeter- indoktrinimi! Propoganda, Edukimi, Modeli. Propoganda eshte indoktrinim. Lali Muti ben propogande te papare kudo dhe ne cdo gje. Ben shembull, modelin guximtar duke e shkaterruar. Ka monopol mediatik ku nxit indoktrinimin. Njerzit e dine, po dhe po nuk e diten e ndjene qe komunizmi ktheu xhaketen dhe partite jane pjella te komunizmit. Kemi nje parti te punes socialiste dhe nje parti
si surrogat qe ka emrin demokratike. Jane po ato, e kane paralizuar cdo gje me indoktrinim, me banalitet, me modelin e se keqes. I gjithe populli ka qene i ndoktrinuar nga komunizmi e trushplarja, ashtu sic te nje familje myslimane njeriu lind musliman dhe ne Shqiperi nga nje familje e kuqe njeriu lind i kuq. Ka te beje me edukaten dhe njeriu eshte produkt i edukates. Ne shkolla kane model friken dhe indoktrinimin nga edukuesit partiake. Je e vetmja faqe kritike dhe njerzit komentojne anonime dhe i rre menja qe jane anonime. Dua te them qe nuk ka kritike, nuk ka model kritike te pavarur, dhe intelektualet jane te rrjeshtuar, dhe keto jane modele te nje indoktrinimi jo demokratik. Qe ti bie shkurt: E dini sa faqe ka Edi Rama ne internet? Kam numeruar me shume se dymbedhjete faqe me portretin e tij qe bejne propogande dhe mund te kete shume e shume me teper. Kordinatori Digjital-Edi Rama-Edi Rama faqja Zyrtare-Edi Rama Nder i Kombit-Edi Rama per Shqiperine – Edi Rama ERTV-...Rilindja... dhe faqet nuk kane te mbaruar ku ne balle eshte portreti i tij. Edi Rama podcast, patronazhistet (Nuk e di se cfar ka menu ku njeri) e te gjitha ato leva indoktrinimi qe jane produkt e model te trushplarjes. Do iki do shkoje te te shumtit dhe trashgimtare do jete nje popullsi cyryk e indoktrinuar dhe Shqiperia Toke e Djegur ku nuk do te hyj ne shinat e normalitetit si shoqeri.
Add new comment