Publicitet! Rikthehemi pas pak...

Postuar në 12 Maj, 2024 14:11

E mbani mend kur Aleksander Vuçiç i dha leje Edi Ramës të thoshte nga Beogradi se Kosova është e pavarur? Dhe që të shëtiste në këmbë në Preshevë? Disa e mbajnë mend këtë gagarel të shijonte veten duke shitur se ka ndonjë lojë të vetën lumëmadhi. 
Ka kaluar shumë kohë. Tentoi ky edhe të bëhej pjesë e ndarjes së Kosovës, miqësimit serbo-shqiptar e nuk qullosi gjë. Sepse një hileqar e ka litarin të shkurtër. 

Sot z. Rama ishte në Athinë. Në një stadium ku foli para një eksklave socialistësh, një pjesë e të cilëve, nga ata që jetojnë në Athinë, nesër do hiqen si arvanitasit e rinj. Është vizita e dytë e z. Rama në të cilën tentoi Beogradin, por realizoi një karikaturë. Sepse nuk e kishte lejen. Zoti Rama i ngjan një dashnoreje tradicionale shqiptare: deklaron se të do shumë, vdes për ty, ama njëherë të mos i plotësosh një dëshirë të lëshohet me histeri. Mandej rikthehet e të thotë: të shkuara, të harruara.

Pas vizitës në Zapion si artist, z. Rama përfundoi në një stadium ku mbajti leksionin e vet të zakonshëm. Në fund kujtoi ca vargje të Naimit për Mitsotakis të cilin e quan mik. Por miku nuk e priti. Sepse në vendet e kësaj bote shtëpia nuk është e mikut. Sidomos kur miku është shqiptar që ditën e dytë pasi ka bujtur nis e mendon se është në mall të vet. 

Shfaqjen z. Rama megjithatë e dha. Atë që di ta bëjë, e bëri. I ngazëlleu ata që ishin aty, e ngriti ca lart flamurin, ngriti edhe zërin. Dhe kaq.

Do ikë tani për t’u kthyer në Shqipëri ku do dërdëllisë 1 javë me analistët e vet se si u shkrua historia. Pastaj, fillon vera e çdo gjë harrohet. Sepse kjo është edhe politika dhe historia që ai gjeneron: dukje, hile, marifet, pastaj lëpirje. Ikën 11 vjet e asgjë nuk ka në bilanc veç publicitet. Megjithatë i sugjerojmë që ta ushtrojë zhanrin e karikaturës, se ndoshta qëllon.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe kaq?
Po ti po nxin.
Ka lidhje me prostaten thu??

Submitted by Infermieri (not verified) on

Tani nese Rama ka nje talent eshte ky, man of show.
Nuk eshte se mbahet per llogariar apo shkenctar, prandaj jemi ne ketej lloji situate. Ne kemi nje PR jo kryemnister, qe lypjen e ka te lindur.
Redaksia e pertyp por sta mban dot stomaku, loperamid tre here ne dite dhe veze te zier.
Te tjerat Zoti.

Submitted by redaksia on

Jo. E ke shume gabim. E pranoj 100% qe eshte vetwm PR. Ta pranojne edhe tw tjeret. Nuk ka nevoje per loperamid. Ka palma.plot tirana. 

Submitted by Zapbone (not verified) on

Teatri Politk eshte vlere politike jo vetem ne shtetin tone, po dhe ne arenen nderkombetare. Teatri politik luhet kudo dhe ka te beje me mesazhe si pergjgjigje ndaj ndryshimit te realitetit shoqeror. Teatri i politikes i perfshin te gjitha dhe, ne si shtet, si shqiptare, nuk kemi asnje tradite ne teatrin politik si trashgmni. Edi Rama do te mbahet si model, si kurator i teatrit politik dhe si vlere politike per te dhene mesazhe audiences dhe politikes nderkombetare per te perforcuar status-quone, nevojat, mardhenjet, ngjarjet politike, per te ndryshuar kushtet duke shfrytezuar agjitacionin, mitet, heronjte, figurat emblematike, retoriken, simbolet, patriotizmin, populizmin, duke manipuluar audiencen, duke i thene te verteta, duke ndikuar e duke i argumetuar me intelektualizmin dhe me performancen estetike. Dhe Edi Rama kete e ka bere si nje superstar dhe aktor dallues ne teatrin politik.

Submitted by redaksia on

Nuk jam dakord. Se pari z. Rama pati pushtet mjaftueshem dhe gjate qe te bente reforma.reale dhe pune reale qe jane baza edhe e legjitimimit te teatrit politik. Z. Rama eshte nje xhongler korridoresh qe ka kuptuar se kushdo blihet. Dhe ai tenton pa e lene skenen per askend. 

Tjetra, edhe Enver Hoxha ishte aktor i teatrit politik. Madje ne nje shkalle propagandistike industriale. Me dallimin se lidhte fjalen me vepren. Regjimi komunist ndertoi nje narrative dhe madje kanonizoi nje menyre te menduari. Ky ketu luan me inercine e atij mentaliteti, me mesazhe te inskenuara, me ekzibicionizem personal pa asnje permbajtje duke konservuar po ate audience. 

Asnje veprim politik vertikal, vetem fjale, dredhi, hipokrizi dhe korrupsion. Nje amalgame manikotash mbi nekrozen qe qelb. Pacienti eshte rende, doktori ben sikur e kuron. Familjaret jane te denuar ta besojne. Ky eshte artisti ne fjale.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.