Derexheja social-rilindase. Kryetari ka humbur qetësinë dhe u bërtet deputeteve femra

Postuar në 11 Maj, 2016 13:38

Diskutim mes socialistësh dhe rilindësish, dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar, pas ikjes së ambasadorëve, Lu dhe Vlahutin.

DEBATI

Mimoza Hafizi: Dua të ngre këtu në Grupin Parlamentar një shqetësim që lidhet me demokracinë dhe lirinë e mendimit në parti, ku vijon lufta e shtrigave. Në Peshkopi një mësuese u shkarkua me motivacion banal, vetëm pse kishte marrë pjesë në takimin që unë dhe kolegu ynë Blushi zhvilluam atje me një grup socialistësh. Kjo është shumë e rëndë dhe ne nuk e kërkuam votën në 2013 për të përndjekur dhe persekutuar njerëzit pse mendojnë ndryshe. Kërkoj një shpjegim nga ministrja e Arsimit meqë është këtu.

Lindita Nikolla: E kam parë reagimin tënd në “Facebook” për këtë rast dhe më duket se nuk është etike që të publikosh në rrjete sociale një lajm të tillë të pavërtetë, ndërkohë që mund të komunikoje me mua dhe të të sqaroja. Unë u interesova dhe u informova nga Drejtoria Rajonale në Peshkopi se largimi i mësueses është bërë për shkak se ajo i detyronte nxënësit të ndiqnin kurse private me të, në këmbim të një note më të lartë. Ajo ka qenë paralajmëruar, ndërsa detyrimin që i bënte nxënësve për kurse private e kanë pohuar vetë nxënësit në mënyrë anonime përmes një sondazhi. Por nuk janë arsyet e shkarkimit ato që pretendon ti. Është e padrejtë.

Mimoza Hafizi: Ministrja gënjen, ose kështu ta kanë servirur. Unë i kam të vërtetuara këto që them, nuk kam asnjë interes që t’i paraqes gjërat kështu.

Edi Rama- Hafizit: Ç’është kjo gjuhë? Ulu aty ti… ulu! S’ke të drejtë të flasësh, mbylle gojën! Kush ta dha të drejtën ty? Ulu…! ulu…!

Mimoza Hafizi: Çfarë është kjo gjuhë? Po kërkoj ta sqaroj dhe të mos thuhen të paqena. Edi Rama: Nuk është kjo gjuha që flitet në këtë grup!

Mimoza Hafizi del nga salla e mbledhjes duke përplasur derën.

Arta Dade i drejtohet Ramës: Çfarë është kjo gjuhë që përdor ti kryetar?! A mund t’i drejtohesh një deputeteje, një zonje, një profesoreshe me këtë gjuhë?! Pse nuk i jepni të drejtën e fjalës?

Edi Rama: Ajo nuk duhet të flasë me këtë gjuhë ndaj ministres. Çfarë janë këto, gënjen…?! Çështjen e ka konsumuar edhe mediatikisht përpara se ta diskutonte në grup ose me ministren. Pretendimet e saj janë të pabaza.

Arta Dade: Si ka mundësi që ky grup parlamentar është katandisur në këtë derexhe? Kryetari i partisë, i cili flet në media se mbështet gratë, madje kërkon të shtojë numrin e grave në parlament, flet me këtë gjuhë me një profesoreshë, e cila ngriti një çështje parimore?! Unë çuditem edhe me gratë e tjera deputete që dëgjojnë këtë gjuhë dhe heshtin. S’ka qenë kurrë PSja në këtë gjendje. Edhe ti Gramoz nuk duhet të tolerosh ofendime të deputetëve, sepse i lajmëron që të vijnë në mbledhje që të diskutojnë çështjet që i shqetësojnë. Nëse nuk flasim këtu, ku do të flasim?

Gramoz Ruçi: Mbledhja mbyllet.

Arta Dade-Ruçit: Po si mund ta mbyllësh në këtë mënyrë mbledhjen?! Nuk na jepet fjala të diskutojmë… Përse vijnë deputetët në mbledhje grupi, për të mbyllur gojën?!

"Tema"

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ai i bertet te gjitheve qe nuk mendojne si Ai. Ai po krijon nje precedent te turpshem ne komunikimin publik, partiak, qeveritar e qytetar. Arroganca e te paditurit dhe te paaftit eshte me e rrezikshmja. Rama lufton mes dy perplasjesh te medha: Vetsigurise qe eshte AI I ZGJEDHURI dhe i VETMI, mbi te gjithe e pervec te gjitheve dhe DESHTIMIT te pashmangshem nga dita ne dita . Qe do ta akuzonin si Arrogant, Inatcor e Fashionist , kete e ka pritur, por qe do te ishin te gjithe dakord se Rama ka deshtuar me dilentatizem, mungese formimi ne politike, ekonomi e ligj ne qeverisje , qe do ta akuzonin per provincializem te skajshem ne komunikimin me median e qe do te zbulohej kaq shpejt e hapur per pervetesim te parase publike , hajduteri e klientelizem - kete nuk e ka menduar kurre. Kjo e ben te humb kontrollin, te shtoje dozat e arrogances e sjelljes harbute, tipike per dike qe eshte ne renie te lire e te shpejte e qe cdo ze qe thote te verteten e nxjerr jashte kontrollit psiqik. Asgje per tu cuditur anymore.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Po cfare do te presesh nga nje mesues vizatimi, qe arritjen me te madhe ka mbijetesen si refugjat ne Paris? Cfare do te presesh nga nje mendje femije ne trup burri? E se fundi cfare do te presesh nga nje narcisist qe i eshte mbushur mendja se Shqiperia u be shtet i pavarur ne vitin 1912 qe te kishte per Kryeminister Edvin Ramen ne vitin 2013?

Ky vend nuk ka qene i afte te nxjerre nje leader per se mbari ne te gjithe historine e tij. E perse duhet te ishte ky Palla me i mire se te tjeret?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.