Blloku i PD-së kalon pushtetin te pasardhësit

Postuar në 02 Janar, 2024 14:01

Sot para shtëpisë së Sali Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti”, i quajtur edhe si Bilbili i Labërisë gjatë Luftës, janë mbledhur disa mbështetës. Demokratë, a mbështetës të Berishës, kjo nuk ka rëndësi. Ish-kryeministri dhe kryetari i Rithemelimit ka dalë në dritare për t’i përshëndetur, në një inskenim teatral mandelian ndërkohë që në derën poshtë ka dalë e bija: Argita Berisha.

Po ta lexojmë politikën drejt, duket se Berisha ka zgjedhur vajzën pasardhëse dhe jo djalin, për arsye që nuk kanë asnjë rëndësi.

Djalin ka zgjedhur ndërkohë Besnik Mustafaji, i cili thuhet se ka marrë drejtimin e një departamenti në PD-në e sotme pa vulë.

A jemi para një trashëgimie në një parti që na thonë se u krijua mbi idealet e Lirisë? Ndoshta. Por ajo që duket sheshit është se PD-ja krijoi Bllokun e vet në këto 30 vjet politikë, në vend se të ishte një shtëpi demokracie. Ata që duan ta ndjekin janë të lirë, por me gjestet e fundit nuk ka më iluzione: Partia e Punës vepron tashmë me frymën e vet në të gjithë spektrin politik.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Ne rrethana te tjera do te isha dakord me kete mendim, por ne kete rrethane e vetmja mundesi qe te shpetohet ajo c'mundet nga PD-ja e copetuar eshte pikerisht qe Argita Berisha te marre drejtimin e PD-se. Ka edhe sens kjo. Cilido tjeter qe do te mund te pasonte Berishen, do te stigmatizohej si i zgjedhuri i doktorit, ose ne te kundert do te dyshohej si njefare Bashe i ri; dhe elektorati tradicional demokrat do te vinte ne rrudhje gjithnje e me shume. Me mire e bija, te pakten ata qe e kane votuar Berishen keto 30 vite, do t'ia japin voten asaj.
Kjo nuk ka lidhje me Partine e Punes; as me partite e majta ne pergjithesi; kjo eshte tipike per partite e djathta kudo ne Europe; kurse ne ShBA edhe per republikanet edhe per demokratet (rasti i klanit Kenedi prsh).
PD-ja dhe PS-ja ndryshojne shume sa i perket elektorateve perkatese. Elektorati i PS-se eshte mbi 80 vjecar, pothuaj shekullor; ai i PD-se eshte tredekadesh; elektorati i PS-se eshte kompakt, cilesi qe e ka fituar ne stafete 3-4 brezash; kushdo qe te vihet ne krye te PS-se, madje edhe sikur Rama te vinte brekushet e tij, elektorati socialist do t'i votonte! Nga ana tjeter, te vetmen shenje kompaktesie qe ka elektorati demokrat eshte Sali Berisha, vullneti i tij i jashtezakonshem ne punen qe ka bere per ta mbajtur ate; eshte pikerisht ky vullnet berishian qe e ka mbajtur PD-ne, ne nje kohe kur partite e ngjashme me te ne ish- Europes Lindore jane zhdukur me kohe. Elektorati demokrat eshte shume me heterogjen se c'perceptohet; kjo per shkak se diktatura komuniste e shkaterroi ne themel te djathten shqiptare, duke e lene ate ne fillim te viteve 90 pa baze te mirefillte sociale.

Submitted by Magjari i Surrelit (not verified) on

Partia Demokratike eshte e “ djathte”, sepse lezhenda shkruan me doren e djathte!
Normalisht edhe ligji bolshevik 7501 i perket spektrit te djathte ne mbreterine e orangutaneve!
Pastaj dhe shkaterrimi i shtetit duke filluar nga gjykatat, ushtria, policia, bujqesia, industria eshte tipike e po ketij spektri!
Natyrisht dhe zgjedhja e Belerit eshte ne te njejten fryme te djathte !
Kujt i plasi qe djemte shqiptare u vrane ne posten e tyre te kufirit nga Fredi-s, ne jemi shqiptare apo jo, te djathte patjeter!
Por jam i sigurte per diçka, dhe orangutanget, po te flisnin, do u vinte turp me i krahasu me halabake si neve!

Submitted by X (not verified) on

Shpesh here Beleri akuzohet per implikim direkt ne vrasjen e ushtareve shqiptare nga nje grup terrorist ne Peshkëpi ne 1994. Kjo duhet provuar dhe vertetuar me nje vendim gjykate! Eshte shume e rende si akuze. Por po shohim qe vrasja (e supozuar) qe paska bere Beleri mjafton vetem per propagandistet e PS qe te justifikojne neper rrjetet sociale kete zvarritje neper gjykata te marrjes se drejtimit te bashkise se Himares, per blerje votash. Tani Rama a e ka futur Belerin ne burg per masakren e Peshkepise apo per blerje votash? Si mendoni te dashur patronazhiste?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.