“Captain America: The First Avenger” bën arkëtime rekord
Captain America: Hakmarrësi i parë (The First Avenger), në rolin kryesor Chris Evans, kryeson Box Office pas shfaqjes premierë fundjavën e kaluar me një xhiro në shifrën $65.8 milionë, sipas agjencisë Associated Press, duke vendosur një rekord të ri si filmi që ka fituar më shumë në shfaqjen premierë, në të gjithë historinë e kinemasë.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitet ’40. Steve Rogers (Evans) është një i ri trupvogël që kërkon të mobilizohet në ushtri për të luftuar kundër nazistëve. Por pas ekzaminimit mjekësor ai konsiderohet si fizikisht i paaftë për të hyrë në ushtri. Atëherë i revoltuar ai del vullnetar për një projekt kërkimesh mjekësore që do ta shndërrojnë atë në një super-ushtar me emrin Captain America.
Pjesa e tetë dhe e fundit e djalit të talentuar Harry Potter kaloi në vend të dytë duke grumbulluar $48 milionë në javën e dytë të shfaqjes me një shifër totale prej $274.1 vetëm në kinematë amerikane.
Filmi tjetër premierë “Shokë me përfitime” (Friends With Benefits), ku në rolet kryesore interpretojnë Justin Timberlake dhe Mila Kunis, zuri vendin e tretë me $18.6 milionë. Sipas kritikëve filmi nuk ka asnjë ndryshim nga suksesi i fillimvitit “Pa asnjë përgjegjësi” (No String Attached) me Ashton Kutcher dhe Natalie Portman, që po ashtu është rreth dy miqve që vendosin t’i shtojnë pak seks kazual miqësisë së tyre, dhe që u shfaq në kinema në janar me shifër premierë prej $19.7 milionë.
Në vend të katërt renditet “Transformers 3: Errësira e hënës” (Transformers: Dark of the Moon) që u bë filmi me të ardhura më të mëdha të shpërndarë ndonjeherë nga Paramount Pictures. Vetëm në kinematë jashtë Amerikës filmi ka grumbulluar shifrën marramendëse prej $556.6 milionë. Këtë javë në vend të katërt filmi grumbulloi $12 milionë, me një total në tregun vendas prej $325.6 milionë.
Komedia e aktorëve Jennifer Aniston dhe Jason Bateman “Eprorë të tmerrshëm” (Horrible Bosses) zuri vendin e pestë me shifrën $11.7 milionë duke e çuar totalin e brendshëm në $82.4 milionë.
1 | Captain America: Hakmarrësi i parë (First Avenger) | $65.8 Mil |
2 | Harry Potter dhe Marrëveshja (Harry Potter and the Deal) | $48.0 Mil |
3 | Shokë me Përfitime (Friends with Benefits) | $18.6 Mil |
4 | Transformers 3: Errësira e Hënës (Dark of the Moon) | $12.0 Mil |
5 | Eprorë të Tmerrshëm (Horrible Bosses) | $11.7 Mil |
6 | Kujdestari i Kopshtit Zologjik (Zookeeper) | $8.7 Mil |
7 | Vetëtima Mekuin 2 (Cars 2) | $5.7 Mil |
8 | Arushi Winnie (Winnie the Pooh) | $5.2 Mil |
9 | Mësuese e keqe (Bad Teacher) | $2.7 Mil |
10 | Mesnatë në Paris (Midnight in Paris) | $1.8 Mil |
Comments
Shume mire qe faqja po
Shume mire qe faqja po kompletohet me te gjitha. Bravo!
Duke gjykuar nga dy filmat e
Duke gjykuar nga dy filmat e pare ne renditje, konkludoj se vazhdoka renia e IQ-se mesatare te popullsise ne Amerike.
shakator? filmat ja vlejne
shakator? filmat ja vlejne per aksionin qe edhe ne qe rrime gjithe diten duke vrare mendjen per problemet e perditshme e shijojme. mos te te jap shembuj se do ngelesh ketu duke komentuar, shok!
gjithe te mirat!
Natyrisht me shaka e kisha.
Natyrisht me shaka e kisha. Thjesht ceshtje shijesh. Te pershendes.
Nuk eshte ndonje çudi qe IQ
Nuk eshte ndonje çudi qe IQ ka rene. Por edhe ti edhe une do ti shohim keta filma dmth sa do ta kemi IQ?
Whatever. I like movies. Good
Whatever. I like movies. Good job!
Bobo, nje film sa buxheti i
Bobo, nje film sa buxheti i Shqiperise. Eshte e vertete qe Friends with Benefits eshte njelloj si No Strings Attached.
owesome! You guys are great.
owesome! You guys are great. Duam apo s'duam kinemaja eshte bere jeta jone. prandaj aktoret marrim 20 milione dollare per film
Captain America eshte
Captain America eshte fantastik. Transformers 3 tmerrsisht i dobet
keto jane listimet e javes se
keto jane listimet e javes se kaluar. Na jepni me te fundit!
Ashton Kutcher vs. Justin
Ashton Kutcher vs. Justin Timberlake. Qesharake! I pari eshte aktor i dyti ben sikur eshte
Eshte Justin Timberlake akoma
Eshte Justin Timberlake akoma me Jessica Biel?
E pashe Friends with
E pashe Friends with Benefits, eshte njelloj me No Strings Attached por shume me i dobet
Add new comment