240 mijë zgjedhës më pak se në vitin 2021!?
Diskutimi për rezultatet zyrtare në zgjedhjet e 14 majit ngrihet mbi një element të pjesshëm statsistikor: pjesëmarrjen. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka fiksuar shifrën e pjesëmarrjes në 37.79%, e nxjerrë kjo nga raportimi i 3632 Qendrave të Votimit nga 5213 që janë në total.
Si numër deri më tani raportohet se kanë votuar 987 718 zgjedhës që është mesatarisht 272 zgjedhës për Qendër Votimi. Nisur nga fakti se mbeten pa raportuar ende 1581 qendra për mesataren 272 votues/QV mund të themi që mbetet pa raportuar vota e rreth 430 032 zgjedhësve. Në aspektin e pjesëmarrjes do mund të supozohej se pjesëmarrja e përgjithshme shkon në 1 417 750 zgjedhës. Afërsisht. Krahasuar me pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, që ishte zyrtarisht 1 662 274, duket të kemi një rënie me rreth 244 524 zgjedhësish.
Kjo është një shifër që i jep kuptim mbivendosjes së Partisë Socialiste në shumë bashki të vendit ndonëse do pritur shifra përfundimtare. Është një bojkot që lidhet edhe me emigrimin, por edhe me indiferencën në rritje. Problemi kryesor mbetet sërish faktit se nëse humbja e opozitës është spektakolare edhe për këtë rënie pjesëmarrjeje, fitorja e PS-së festohet në mënyrë amorale përderisa është e qartë se ajo është gati e dhuruar dhe jo sfiduese siç prezantoi kryeministri.
Comments
Boll mor burre. Lereni te
Boll mor burre. Lereni te djathten te ftillohet. Mos e mbani me tulla te mgrohta. Ka infeksion. Duhet operuar. Dhe pastaj te filloje nje kure me antibiotike. Ky masazhi qe i ben ti as nuk e ndihmon fare. Empati jam dakord por deri ne nje fare mase. Kjo humbje ishte thjesht katastrofike.
Po nuk na lexojne ata keshtu
Po nuk na lexojne ata keshtu qe nuk kemi efekt.
Do zoti ndrrojne menje.
Do zoti ndrrojne menje. Gjithsesi nese eshte e dhuruar, eshte dhuruar nga e djathta jo nga Saliu e Rithemelimi, sepse Saliu nuk fal gje. Keshtuqe, per deduksion ai nuk eshte me e djathta.
Add new comment