Tensione mes Francës dhe Italisë për mosekstradimin e 10 anëtarëve të Brigadave të Kuqe
Parisit zyrtar i është hapur një tjetër problem, kësaj radhe në frontin e jashtëm. Zv.kryeministri Italian, Matteo Salvini ka reaguar ndaj një vendimi të gjykatës francez për të refuzuar ekstardimin e 10 personave, që Italia I konsideron si terroristë të Brigadave të Kuqe. Personat strehohen në Francë dhe kanë marrë dënime për krime të rënda në Itali, ndërkohë që gjykatat franceze kanë arsyetuar se vendimi respekton të drejtën private dhe jetën e failjes si dhe të drejtën për gjykim të ndershëm.
Salvini e ka cilësuar këtë një turp dhe ka preferuar ta vendosë në kontekst politik duke aluduar për standard të dyfishtë nga Franca.
Franca braktis fëmijë në kufirin e Vetimiglias në pyll dhe mban terroristët që duhet të kthehen në burg në Itali
ka thënë ai.
Problemi ndërthuret me një shqetësim të vazhdueshëm të Italisë që ka kërkuar “një zgjidhje europiane” për çështjen e emigracionit. Si një vend ku hyjnë shumica e emigrantëve nga Afrika, Italia përballon flukse të mëdha me kosto për të cilat është ankuar vazhdimisht. Një mënyrë e gjetur është lënia e emigrantëve të kalojnë kufirin drejt Francës për të shkarkuar peshën e madhe mbi vendin tonë fqinj, duke vendosur në krizë faktike sistemin e kontrollit dhe menaxhimit në BE.
Comments
A qendron arsyetimi?
Franca, duke mos ekstradur marksistet e Brigada Rossa (BR) te denuar ne Itali, thote qe italia u ka mohuar atyre te drejten per gjykim te ndershem. As me shume e as me pak se c'bejne Suedezet me marksist-leninistet kurde anetare te PKK , qe Turqia i kerkon dhe i ka denuar me burgime te gjata. Dy grupet kave vrare civile. Te dy grupet jane cilesuar terroriste. PKK lindi me vone se BR dhe cilesohet grup terrorist njesoj si Alkaeda, apo ShtetiIslamik nga USA dhe BE, pervec Turqise. Te dyja "pro demokracise" si Franca e Suedia, po ashtu dhe palet kundra si Italia dhe Turqia nuk thone as me pak e as me shume se njera tjetra. Gjeni ndonje gabim ne kete lloj arsyetimi?
Add new comment