AK duhet t’i thotë « Po » aleancës me PS-në

Për hir të së vërtetës, Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuqezi kanë qenë më të hapur dhe më të drejtpërdrejtë me PS-në. Ata, në më se një rast, kanë deklaruar se ne jemi gati të bëshkëpunojmë me cilëndo forcë politike që kërkon të largojë nga qeveria shtetasin Berisha. Kanë shtuar më pas edhe kritere të tjera që janë konform me linjën e tyre politike dhe të natyrshme gjithashtu. Për hir të së vërtetës, Edi Rama nuk e ka pëlqyer shumë këtë sjellje të hapur dhe të drejtpërdrejtë të Spahiut. Insinuata e tij e fundit se AK-ja me retorikën e ashpër kundër korrupsionit mund të jetë një çifte e fshehur e Berishës dhe PD-së për të krijuar klimën e antiplotikës dhe për t’i penalizuar të gjithë, ishte një ftesë nervoze jo shumë e studiuar dhe mbartte frikë. Me hapjen drejt LSI-së Edi Rama provoi të paraqitej si një lider pragmatik që ka si synim kryesor pushtetin dhe më pas reformat që ai ka paraqitur. Mirëpo marrja e pushtetit dhe ndarja e tij janë dy gjëra të ndryshme. Në qoftë se duhet të besojmë që Edi Rama e ka seriozisht përmirësimin e sistemit politik që është kalbëzyer edhe pse ai vetë i dha një dorë me amendimet kushtetuese, tani ai duhet që ta ruajë frymën opozitare dhe të rrisë koalicionin anti-Berishë. Në këtë kuptim, ftesa ndaj AK-së mund dhe do të duhet të bëhet pa insinuata, por me sinqeritet dhe me pragmatizëm politik. Ak-ja është një forcë e re, por shumë e organizuar politikisht. Në krah të koalicionit me PS-në ajo do të shërbente si një rregullator për të ruajtur drejtpeshimin politik dhe për të na dhënë garanci se sistemi do të nisë të vihet në binarë. Nga ana tjetër edhe AK bën shumë mirë që nuk merret me insisnuatat e PS-së, por e sheh me realizëm ftesën për të marrë pjesë në këtë koalicion. AK duhet ta dijë që me këtë ligj zgjeshor, nëse ajo dëshiron të jetë faktor në politikën shqiptare, duhet të rreshtohet pas një lokomotive. Ajo duhet të tregohet pragmatike dhe të besojë se qëllimet arrihen kur bëhesh faktor dhe jo kur mbetesh frymë jashtë institucioneve. Shqipëria është vend i vogël dhe nuk është Italia. Bepe Grillo iu imponua Italisë pasi atje ranë dy republika, pra, pas rreth 60 vjetësh eksperimentim partiak. Shqipëria ka një histori të shkurtër lirije dhe një popullsi të vogël, nga e cila vetëm një përqindje modeste jeton në qytet dhe ka sjellje qytetare. Të tjerët manipulohen ende nga i pari i fisit ose i pari i partisë së madhe që e ka ndërtuar partinë si një klan të vetin. Për të gjitha këto e për shumë të tjera, AK-ja duhet ta pranojë ftesën e PS-së që të dalë në zgjedhje me kolacionin më të madh.
Comments
AK duhet te bashkohet me

AK duhet te bashkohet me koalicionin opozitar nqs do qe te Berisha te largohet nga pushteti. Vetem nje koalicion sa me i madh mund ta beje fitoren sa me reale dhe te madhe. Duhet ta kuptojme te gjithe qe e keqja duhet zhdukur sa me pare dhe ajo e ka emrin Sali Berisha.

Ka shume arsye qe AKZ zduhet

Ka shume arsye qe AKZ zduhet e beje aleance me PS

1- kodi zgjgedhor e nxjerr direkt partit te rangut te trete ne koalcion le PS
2- i be karta a korrupsionit duke pasur LSI ne krah
3- nuk do kete shanc te shofe forcen reale te saj dmth sa vota ka
4-si pasoje e kodit, peshku madh ha te voglin, ka rrezik te mos marre asnje deputet nqs bashkohet me PS duke u shuar si G99

Sigurisht qe cdo force

Sigurisht qe cdo force politike eshte e mirepritur me Partine Socialiste nqs si qellim ka permbysjen e qeverise Berisha... Ne kete rast edhe AK e ka kete qellim , keshtu qe eshte me mire te jemi te gjithe bashke per te arritur nje RILINDJE pas 23 qershorit...

AK kryesisht merr vota te te

AK kryesisht merr vota te te majteve te zhgenjyer me sa kam pare une. Nese AKZ futet ne koalicion me PS-ne do perfundoi si G99, nje parti pa arsye per te ekzistuar me pasi ne ate pike njerezit me mire votojne per PS-ne direkte.

Pra nqs AKZ ka thjesht interes rritjen e saj politike dhe te ardhmen e saj duhet ti rri larg koalicionit me PS-ne (se me PD po e po).

Kreshnik, po deshe largimin e

Kreshnik, po deshe largimin e atij "qenit" qe leh nga mengjesi deri ne darke, qe ne e quajme edhe kryeminister (fatkeqesisht) duhet te bashkohesh me PS-ne dhe jo te fillosh te recitosh vjersha per Edi Ramen, se tashme dihet qe ne 23 fiton PS-ja

Nuk mendoj se AK duhet te

Nuk mendoj se AK duhet te bashkohet me PS, por jam sh dakort me cdo gje tjeter ne editorialin e Ilirit.

Tani filluan e dalin ne skene

Tani filluan e dalin ne skene trimoshat-frikacake. deri tani thonin e thone se populli nuk e do Berishen, tani u bejne thirrje te gjitheve, per te larguar Berishen. Kjo deshmon se Berisha ka fuqi kolosale dhe hije te rende mbi Ramen dhe te tijte. Dolem te parrulla e Nanos(Muci): "te bashkohen çdolloj qelbesire per te rrezuar berishen".????!!!!!!

Yzeri! Kerkon te bashkosh

Yzeri!

Kerkon te bashkosh shapin me sheqerin,ekstremin nacionalist me ate socialist(nacional-socialist)? Kerkon nje koalicion-lecke me programe te kunderta,per te lindur nje qeverisje hibride? Kerkon vetem me cdo kushtet pushtet te socialisteve dhe aleanca djallezore?

Pra kerkon te ndysh voten e shqiptareve dhe te sjellesh,pasiguri qeverisese.Jo "aleances" per hire te Aleances..eshte mashtrim i votuesve te thjeshte..nga disa "grafjane" ,qe kerkojne nje Bashkepunim te Madh,po te pandershem..PS,duhet te fitoje me program dhe jo me MERCENARIZEM POLITIK,pasi do t'i kete ditet te shkurtera me bashkeqeverisjen Spahijane!!

Add new comment