Vetëm një teke
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Imazhet e fëmijëve që pinë pak alkool e që thithin pak duhan, nuk i nxjerr vetëm nga arkivi i fëmijërisë sime. Më ka ndodhur edhe vonë të shoh prindër shqiptarë që ia zgjasin gotën e rakisë, ose të uiskit, fëmijës së tyre, madje edhe atyre në moshë fare të vogël, ende pa hedhur hapat e para në jetë; për të mos folur për ata që ia fusin cigaren e ndezur në gojë dhe ia mësojnë tymosjen që në vegjëli. Që efektet e alkoolit janë të rrezikshme për fëmijët, dihet prej kohësh. Mjekët ua ndalojnë rreptësisht alkoolin grave shtatzëna pikërisht për dëmet që mund t’i shkaktojnë fetusit. Pasojat negative janë të vërtetuara deri në atë pikë sa edhe në shishet me alkool tashmë kanë vënë shenjën e ndalimit të pirjes nga gratë shtatzëna. Gjithashtu njihen më së miri dëmet që shkakton alkooli, pavarësisht nga mosha e atyre që abuzojnë me pije të tilla. Ajo që bie në sy nga studimi i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë së Adoleshencës është “detaji” i gotës së parë. Sipas këtij studimi gota e parë me pije alkoolike shpesh ofrohet nga nëna e babai, kryesisht në raste festash, datëlindjesh e martesash, madje edhe në vitet e para të jetës. Në fakt, 30% e të rinjve të intervistuar deklaron se kontaktin e parë me alkoolin e kanë filluar nga 6 deri në 10 vjeç, ndërsa 8% të rasteve shprehen se e kanë filluar para moshës 6-vjeçare. Po në Shqipëri? Studime të tilla nuk më kanë rënë në sy, por mendja ma do që të dhënat duhet të jenë edhe më dramatike. Zakonet dhe edukimi nuk mund të lihen jashtë listës së vëmendjes. Përkundrazi, në rastin e pijeve alkoolike ato janë vendimtare për të ardhmen e njeriut. Zakonet e viteve të fëmijërisë vijojnë për të gjithë jetën, prandaj edhe specialistët këshillojnë që fëmijët të mos pinë birrë, verë, duhan etj. Përveç dëmit të momentit, fëmija rrezikon që ta vazhdojë “vesin” për të gjithë jetën. Kjo varet kryesisht nga truri, që sikurse organet e tjera, komprometohen seriozisht nga alkooli. Roli i prindërve nuk kufizohet vetëm në zakonin e dhënies së alkoolit. Nuk duhet harruar edhe shembulli që ata u japin të miturve duke konsumuar pije alkoolike në shtëpi ose në pijetore. Në Shqipëri ndodh që prindërit t’ua japin rakinë fëmijëve “sa për ta provuar”, ndonjëherë thjesht për lojë, sa për të parë reagimin e fëmijës që rrudh buzët nga shija e çuditshme. Loja mund t’i zbavitë të rriturit përreth, që gajasen si të marrë, por mbresat te fëmija mund të mbeten të pashlyeshme. Nuk mund të matet saktësisht ndikimi i mendësisë patriarkale, që i do fëmijët (sidomos meshkujt) të rritur, burra para kohe, kryetarë oxhaqesh mustaqebigë, që kuvendojnë këmbëkryq me gotën e mezen përpara. Megjithatë, një farë ndikimi pa dyshim ekziston, përderisa edhe sot ka baballarë që i “trajtojnë si burra” fëmijët e tyre ende adoleshentë, duke përkëdhelur në fakt egon e tyre dhe jo të ardhmen e bijve. Nga ana tjetër nuk duhen neglizhuar reklamat. Pankartat buzë rrugëve ose pamjet vezulluese në televizor ua prishin mendjen kujtdo, sidomos fëmijëve, që janë edhe më të brishtë se të rriturit. Tek e fundit edhe të mëdhenjtë e kanë të vështirë ta dallojnë përdorimin nga abuzimi. Të pish një teke nuk ka asgjë të keqe, rëndësi ka të mos teprohet. Por kur edhe një teke është teprim, atëherë nuk duhet parë vetëm gota por edhe zakonet që e mbushin atë.
Imazhet e fëmijëve që pinë pak alkool e që thithin pak duhan, nuk i nxjerr vetëm nga arkivi i fëmijërisë sime. Më ka ndodhur edhe vonë të shoh prindër shqiptarë që ia zgjasin gotën e rakisë, ose të uiskit, fëmijës së tyre, madje edhe atyre në moshë fare të vogël, ende pa hedhur hapat e para në jetë; për të mos folur për ata që ia fusin cigaren e ndezur në gojë dhe ia mësojnë tymosjen që në vegjëli. Që efektet e alkoolit janë të rrezikshme për fëmijët, dihet prej kohësh. Mjekët ua ndalojnë rreptësisht alkoolin grave shtatzëna pikërisht për dëmet që mund t’i shkaktojnë fetusit. Pasojat negative janë të vërtetuara deri në atë pikë sa edhe në shishet me alkool tashmë kanë vënë shenjën e ndalimit të pirjes nga gratë shtatzëna. Gjithashtu njihen më së miri dëmet që shkakton alkooli, pavarësisht nga mosha e atyre që abuzojnë me pije të tilla. Ajo që bie në sy nga studimi i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë së Adoleshencës është “detaji” i gotës së parë. Sipas këtij studimi gota e parë me pije alkoolike shpesh ofrohet nga nëna e babai, kryesisht në raste festash, datëlindjesh e martesash, madje edhe në vitet e para të jetës. Në fakt, 30% e të rinjve të intervistuar deklaron se kontaktin e parë me alkoolin e kanë filluar nga 6 deri në 10 vjeç, ndërsa 8% të rasteve shprehen se e kanë filluar para moshës 6-vjeçare. Po në Shqipëri? Studime të tilla nuk më kanë rënë në sy, por mendja ma do që të dhënat duhet të jenë edhe më dramatike. Zakonet dhe edukimi nuk mund të lihen jashtë listës së vëmendjes. Përkundrazi, në rastin e pijeve alkoolike ato janë vendimtare për të ardhmen e njeriut. Zakonet e viteve të fëmijërisë vijojnë për të gjithë jetën, prandaj edhe specialistët këshillojnë që fëmijët të mos pinë birrë, verë, duhan etj. Përveç dëmit të momentit, fëmija rrezikon që ta vazhdojë “vesin” për të gjithë jetën. Kjo varet kryesisht nga truri, që sikurse organet e tjera, komprometohen seriozisht nga alkooli. Roli i prindërve nuk kufizohet vetëm në zakonin e dhënies së alkoolit. Nuk duhet harruar edhe shembulli që ata u japin të miturve duke konsumuar pije alkoolike në shtëpi ose në pijetore. Në Shqipëri ndodh që prindërit t’ua japin rakinë fëmijëve “sa për ta provuar”, ndonjëherë thjesht për lojë, sa për të parë reagimin e fëmijës që rrudh buzët nga shija e çuditshme. Loja mund t’i zbavitë të rriturit përreth, që gajasen si të marrë, por mbresat te fëmija mund të mbeten të pashlyeshme. Nuk mund të matet saktësisht ndikimi i mendësisë patriarkale, që i do fëmijët (sidomos meshkujt) të rritur, burra para kohe, kryetarë oxhaqesh mustaqebigë, që kuvendojnë këmbëkryq me gotën e mezen përpara. Megjithatë, një farë ndikimi pa dyshim ekziston, përderisa edhe sot ka baballarë që i “trajtojnë si burra” fëmijët e tyre ende adoleshentë, duke përkëdhelur në fakt egon e tyre dhe jo të ardhmen e bijve. Nga ana tjetër nuk duhen neglizhuar reklamat. Pankartat buzë rrugëve ose pamjet vezulluese në televizor ua prishin mendjen kujtdo, sidomos fëmijëve, që janë edhe më të brishtë se të rriturit. Tek e fundit edhe të mëdhenjtë e kanë të vështirë ta dallojnë përdorimin nga abuzimi. Të pish një teke nuk ka asgjë të keqe, rëndësi ka të mos teprohet. Por kur edhe një teke është teprim, atëherë nuk duhet parë vetëm gota por edhe zakonet që e mbushin atë. MAPO
Comments
e keni kopjuar dy here
<p>e keni kopjuar dy here</p>
Add new comment