WikiLeaks 2021: Luan Hoxha është kërcënuar përsëri

Postuar në 08 Shtator, 2011 12:10

Nga WikiLeaks-i tjetër që do të plasë pas nja dhjetë vjetësh, do të dalë një kabllogram me dt. 8 shtator 2011, i nënshkruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Në të do thuhet, se “pasi dolën në dritë dokumenta të ambasadës sonë, me të cilëve provokoi bujë një që kish të bënte me gjeneral Luan Hoxhën, ky i fundit, shtatë ditë pas bujës së madhe, kërkoi t’më takonte. E prita në Ambasadë, ashtu siç kish bërë paraadhësi im me të. Ishte shumë i shqetësuar. Më tha se e kish telefonuar djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, dhe e kish fyer e kërcënuar prej dëshmisë që kish dhënë përpara Withers-it. Ish i terrorizuar. Më tha që ish i detyruar të bënte një përgënjeshtrim publik të bisedës që kish patur këtu në vitin 2008. Ndryshe, nuk e dinte se ç’mund ta priste. Unë nuk i sugjerova asgjë. Madje, nuk mbaj mend të kem folur qoftë dhje një fjalë të vetme me të. Ah po, i kam thënë ‘hi’ në fillim e ‘bye’ në fund të bisedës. Iku për të shkruar përgënjeshtrimin, të cilin e publikoi sot, më dt. 8 shtator. Në të thuhej se ‘duke konfirmuar atë takim [me Withers-in] si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se, gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht… Shpjegimiet e mija mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekullimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje’.

Nënshkruar nga Alexander Arvizu, Tiranë, 8 shtator 2011.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.