Tregu imobiliar në krizë

Postuar në 01 Gusht, 2011 05:04

Kush ka pará mënjanë, nuk do ishte keq t’i investonte në blerje apartamentesh, çmimi i të cilave ka pësuar një rënie të ndjeshme. Gazetari Erebara i Shqipit na bën me dije, se janë parë njoftime të ngjitura në shtylla të betonta anës rrugëve të Tiranës, ku shkruhet: “Apartament në qendër të Sarandës, i përfunduar, me ashensor, 299 euro për metrin katror (kanë vënë çmim në stilin e megastore-ve, me një a dy nënta në fund të shifrës)”. Po kështu, janë parë njoftime, që thonë se në zonën e Liceut Artistik të Tiranës, shiten apartamente me 800 euro për metër katror; deri para ca kohësh, në të njëjtën zonë, çmimi për metër katror ka qënë jo më pak se 1 mijë euro.

Dukuria e rënies së çmimeve vihet re më qartë në periferi të Tiranës, dhe kjo e ka një logjikë. Pronarë të apartamenteve në qendër janë individët, të cilët përgjithësisht nuk kanë arsye të mos presin kohë më të mira në tregun imobiliar (veç në qënçin në situata emergjente), ndërsa në periferi, pronarë janë kompanitë e ndërtimit në nevojë për pará cash, me të cilat u duhet të shlyejnë kreditë bankare. Në zonën e Unazës së Re, çmimi i shitjes ka shkuar afër 300 euro për metër katror, s’ka gjë se oferta fillestare e shitjes është 400 euro.

Një provë e qartë e krizës në tregun imobiliar janë të dhënat e aktivitetit bankar në Shqipëri. Deri tre vjet më parë, bankat jepnin deri në 30 milionë euro/muaj kredi për blerje apartamentesh. Ndërsa sot japin 11 milionë.

E.G.

Comments

Submitted by Real Estate (not verified) on

<p>Periudha me e mire per blerje pronash ne Shqiperi do te jete viti 2012.Ne vlore nje apartament ne vitin 2008 ka arritur te shitet me 1 800 euro m2 ndersa tani nje apartament ne te njejten zone shitet per 700-900 euro.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.