Spahiu akuzon, por provat i lë për më vonë (??)

Gazetari Alfred Peza ka pasur në studio mbrëmë Kreshnik Spahiun, i cili ka bërë tri deklarata të forta. Në fakt, dy sosh më shumë janë akuza, se sa deklarata, dhe ai thjesht i ka bërë, pa dhënë dëshmi e pa i shoqëruar me prova dokumentare. Këto të fundit i ka lënë – këtë lë të kuptohet – t’na i japë më vonë.
Deklarata e parë: “Berisha do tërhiqet në prag të zgjedhjeve për shkak të fakteve që ne do të publikojmë për implikimin e tij me paratë e pista dhe fondacionet e dyshimta”. Kaq thotë. Nuk dihet nëse i ka këto fakte, apo pritet që t’i ketë.
Deklarata e dytë: “Zyrtarë të lartë të PD dhe diplomatë të lartë të shtetit janë financuar nga fondacione të Al Kaedës”. Edhe në këtë pikë nui shtyhet më tej, nuk shton ndonjë element besueshmërie.
Deklarata e tretë: “Nuk e lë Berisha atë post [postin e Presidentti]. Do e mbyllë karrierën e tij politike në presidencë”. Kjo bie ndesh me deklaratën e parë, ku thuhet se “Berisha do tërhiqet në prag të zgjedhjeve”. E nuk kuptohet pse Spahiu s’e ka evituar, apo sqaruar, këtë kontradiktë.
Re. Pu.
Comments
Keto dite te veshtira
<p>Keto dite te veshtira veshtiresojne dhe komunikimin, pasi ka humbur qetesia, rehatia, privilegjet, etj. fatkeqesisht. Dhe per rrjedhoje sundon nje kohe 'tollombacesh' te mbushura me tym nga vatra ' tymyese ka plot'. Takticizmi per marrjen e mbajtjen e pushtetit politik tek ne, fsheh prapa tymyeseve ekspozimin e te vertetave duke shtuar dozat mashtruese reklamuese e premtuese genjeshtare, fallco, kallpe, si imitim i 'devizes' berishiane.Por, koha e krizave eshte shtrati i nxehte ku kultivohen me kubike lloj-lloj ' te dhembshurish ' per popullin...</p>
Qe kur ne Shqiperi akuzohet
<p>Qe kur ne Shqiperi akuzohet me prova ne dore.</p>
Add new comment