Socialistët kundërshtojnë idenë e koalicionit me LSI-në

Postuar në 03 Gusht, 2011 04:48

Nuk duket se po gjen mbështetës ideja e një koalicioni të mundshëm midis PS-së e LSI-së, e hedhur prej Besnik Bares, dhe e papërjashtuar si opcion prej Valentina Leskajt. Ishin fillimisht vetë njerëzit e Metës që i dhanë munxët kësaj ideje (Y.Manjani, L. Rama), e ndoshta ka qenë ky reagim që ka bërë të rishfaqen zërat tradicionalë, që kanë kundërshtuar me kohë bashkëpunimin me Metën. I pari ishte Erion Braçe, pastaj doli Arta Dade, më pas Gjinushi e sot Ilir Beqja; që të katër, jo vetëm e kanë përjashtuar si opcion koalicionin me LSI-në, por edhe e kanë kritikuar idenë e hedhur.

Socialistët janë disi konfuzë. Goditja që morën në zgjedhjet e 8 majit po i lëkund midis idesë për ta synuar pushtetin të vetëm (me frikën se mund të mos e marrin) dhe idesë për ta marrë pushtetin me LSI-në (me dhembjen se duhet ta ndajnë). Do të vijojë gjatë ky konfuzion brenda partisë më të madhe të vendit.

E.G.

Comments

Submitted by TheOne (not verified) on

Boll më me pazare ne kurriz te popullit. Duhet mbajtur qëndrim parimor. JO BASHKPUNIMIT ME TE KORRUPTUARIN. Ndryshe ku ndryshon ti nga ai?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.