Shqiptarët kanë filluar të kërkojnë azil

Postuar në 04 Tetor, 2011 10:50

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka qenë në Ohër, në një forum të Ministrave të Brendshëm të rajonit, e atje ka komentuar dhe lajmin, sipas të cilit këto kohë janë regjistruar një numër kërkesash për azil nga ana e shqiptarëve. “Po, natyrisht, është e vërtetë”, është shprehur ai, “ka patur dhe një numër shqiptarësh që janë paraqitur në 2-3 vende të BE-së dhe kanë kërkuar azil (sipas lajmit të Top-channel-it, ministri ka folur për ‘azil ekonomik’, por duhet të jetë ndonjë lapsus i gazetarit apo ministrit; termi ‘azil ekonomik’ nuk duket se ka kuptim; azili është politik)”. Nuk kuptohet se pse nuk jep numrin e azil-kërkuesve shqiptarë, ndonëse duhet ta ketë këtë shifër të saktë. “Do të ketë një analizë të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri mbi këtë situatë, do të ketë takime mes Ministrisë së Brendshme e këtryre institucioneve me synimin për të analizuar se ç’përfaqëson ky grup qytetarësh”, tha ai më tej.

Në fakt, është e lehtë të marrësh me mend se ç’përfaqëson ky grup qytetarësh. Me siguri, janë shqiptarë, të cilëve u bëhet gjithnjë e më e vështirë të jetojnë në këtë Shqipëri të sunduar nga një klikë, e ku për të tjerët edhe mungojnë hapësira, edhe egzistojnë rreziqe. Pastaj, pas 21 janarit ku u vranë sheshit katër qytetarë duke protestuar kundër qeverisë, dhe u pengua po sheshit hetimi i ngjarjes, është e çuditshme se si kërkesat për azil nuk janë më të shumta në numër. Edhe pse numrin nuk e dimë, sidoqoftë.

E.G.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.