Shqipëria, vend ku mund të pastrohen para të pista

Postuar në 31 Korrik, 2011 03:51

Gazeta "The Wall Street Journal" i dedikonte një artikull dje në versionin e saj online raportit të FMN-së rreth përpjekjeve të Shqipërisë për ndalimin e qarkullimit të parave të pista në vend dhe për parandalimin e financimit të terrorizmit. Sipas gazetës amerikane, pavarësisht se janë aprovuar ligje kundër pastrimit të parave të pista dhe financimit të terrorizmit, ato fare pak zbatohen në Shqipëri.
Ndër shkaqet kryesore për mos zbatimin e këtyre ligjeve, gazeta përmend kërkesat ekstreme të gjykatave ndaj provave të paraqitura nga prokuroria në çështjet që ajo ka arritur të procedojë. Si rezultat, Shqipëria mbetet një vend i parapëlqyer si për pastrimin e parave të rrjeteve kriminale vendase e të huaja, ashtu edhe për pastrimin e parave të fituara nga zyrtarë të lartë nëpërmjet korrupsionit.
Gazeta "The Wall Street Journal" përmend disa suksese të drejtësisë shqiptare në konfiskimin e aseteve të fondacioneve dhe biznesmenëve arabë të dyshuar për lidhje me rrjete terroriste islamike, por thekson se terreni "mikpritës" për paratë e pista mund të inkurajojë rrjetet terroriste që t'i financojnë aktivitetet e tyre nëpërmjet investimeve në Shqipëri, të cilat mund të kenë një fasadë të ligjshme.

E.Z.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

Skuadra antimafie,nje film qe e kam ndjekur tek Top Canel,dhe i shkon per shtat realitetit tone.Persa kohe politikanet do te marrin borxhe nga bankat,borxhe nga kuneterit,nipat,grate e ku di une dhe te dalin me 500 mije euro depozita e 500 mije euro kredi e 100 mije euro nga trungu familjar,jo vetem do te pastrohen para por do jene qelibar ne syte e kujdo .Ah,para,para qe na vure perpara...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.