Serbët djegin Jarinjën, Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Postuar në 28 Korrik, 2011 08:43

Ekstremistë serbë pasi kanë sulmuar mbrëmë pikën doganore të Jarinjës i kanë vënë asaj flakën. Në veri të Kosovës situata vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe tenisoni rritet orë pas ore, gjë që ka detyruar Kuvendin e Kosovës të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Protesta të dhunshme të serbëve ka patur edhe jnë pikën tjetër, atë të Bërnjakut ku ata kanë djegur objektet rreth saj. Si rezultat i dëmtimeve, të cilat janë aq të mëdha sa rrezikojnë shembjen, pika kufitare e Jarinjës është mbyllur. Lajmin e bën të ditur KFOR-i në një komunikatë për mediat. Kontrollin e dy pikave kufitare ndërkohë e ka marrë KFOR-i amerikan i cili ka zëvendësaur forcat e Eulex-it dhe policsë së Kosovës që janë tërhequr. Kryeministri i Kosovës Thaçi por edhe KFOR-i e kanë dënuar sulmin duke e quajtur atë kriminal. Pritet se c’vendim do ta marrë Kuvendi i Kosovës i cili është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme. “Në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim nuk do të ketë rikthim prapa në gjendjen e para katër ditësh. Nuk do të ketë rikthim prapa në gjendjen e ‘status quo-së’, nuk do të ketë rikthim në gjendjen e mëhershme. Qeveria e Kosovës është e konsultuar dhe e koordinuar me të gjithë faktorët që punojnë për rend, ligj, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, është shprehur para deputetëve kosovarë kryeminsitri Thaçi. Thaçi ka shprehur gatishmërinë për dialog për çështje praktike, por ka përjashtuar çfarëdo dialogu për rregullimin e brendshëm, duke thënë se për çështjet e brendshme nuk do të bisedohet asnjëherë në asnjë rrethanë dhe me askënd. Grupi parlamentar i PDK-së paraqiti një rezolutë me anë të së cilës, kërkohet që Kuvendi t’i japë mbështetje qeverisë, në vendosjen e rendit në veri. Po ashtu, rezoluta bën thirrje që ndërkombëtarët të kenë fjalën e tyre në ruajtje të sovranitetit të Kosovës. Më herët, Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të situatës së rëndë në veri të Kosovës, i ka kërkuar presidentes së Republikës, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Vetëvendosje, mes tjerash, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë dhe fillimin e bisedimeve për përfundimin e misionit të EULEX-it dhe ripërkufizmin e pranisë së BE-së në Kosovë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.