Protestuesit nuk kanë me vete opinionin publik
Nata e shkuar ish më e qetë për londinezët. Ka lajme, sipas të cilave trazirat po përhapen edhe në zona, kur nuk ishin vënë re deri më tani, por duket se situata do të mbahet nën kontroll. Protestuesit janë pa mbështetje në opinionin publik. I ati i Mark Duggan-it, djaloshit që mbeti i vrarë nga plumbat e policisë, ka shprehur dizaprovimin e tij lidhur me atë që po ngrihet mbi vdekjen e të birit. Shumë zëra të rëndësishëm të shtypit janë kundër tyre; madje, janë vënë në garë për t’i përqeshur e përbuzur. Sigurisht, ka dhe të tjerë që i mirëkuptojnë dhe i justifikojnë këto protesta, por janë më të paktë në numër. Disa gazeta, sidomos tabloidet që shiten me shumicë, kanë marrë rolin e agjentëve të policisë. Në faqet e para të tyre jepen portretet e gangsterëve që kanë bërë plaçkë e kanë nxitur dhunë të shpërpjestimuar gjatë këtyre ditëve e netëve, dhe poshtë shënimi: na informoni se kush janë, nëse i njihni! Ndërsa shumë qytetarë, në parantezat e qeta të ditës, dalin dhe pastrojnë rrugët nga mbeturinat e dhunës.
Të krijohet përshtypja pra, se janë protesta të cilat janë të izoluara në pikëpamje kulturore, civile, sociale, politike e mediatike. E nëse është vërtet kështu, kjo histori ka për t’u mbyllur shpejt.
E.G.
Comments
dizaprovimin = kundershtimin
dizaprovimin = kundershtimin (ne shqip)
Si "ujqerit" shqiptare dhe
Si "ujqerit" shqiptare dhe ata angleze mjerrgull kerkojne per te bere "prokopi"...S'ke c'i ben,ujqerit te nje familjeje jane...
Add new comment