Po, ky është një sezon i dështuar turistik
“Vlora, atje ku nuk ka më mbipopullim turistësh e trafik”, kështu e kanë titulluar një shkrim në numrin e sotëm të gazetës Mapo, në të cilin i bëhet jehonë lajmit më të rëndësishëm të kësaj vere (pas dramës që po ndodh me minatorët, kuptohet): rënia e aktivitetit turistik. “Nuk jemi në nivelin e viteve të shkuara, ndonëse gjendja e hoteleve e shërbimi në Vlorë janë përmirësuar shumë”, shprehet Vasil Bedini, kreu i organizimit të bizneseve të hoteleve. Por nuk ka nevojë të dëgjosh zërin e “institucioneve” për t’u informuar mbi turizmin këtë vit. E thamë para dy ditësh në respublica.al: mjafton të vëzhgosh. “Është më e lehtë të shkosh në Radhimë këtë vit, pasi vargu i makinave nuk është ai i vjetshmi”, thotë Ervin Haruni në shkrimin e tij të Mapos. Ndërsa pronari i një hoteli thotë: “Një familje emigrantësh që vinte prej shtatë vitesh, nuk më telefonoi këtë herë. Një shitës vlonjat, të cilin e kam klient të zakonshëm në stinën e verës, erdhi vetëm për 5 ditë. Një çift nga Tirana, që e prisja si çdo vit tjetër, mori rrugën për në Turqi”.
Ka patur një fluks emigrantësh këto ditë në Kakavijë, të cilët shpresohet t’i japin ca gjallëri më shumë qyteteve e zonave bregdetare. Por sidoqë të jetë, ku mund të quhet qysh tani sezoni i dështuar turistik.
E.G.
Add new comment