PINK Embassy: në Shqipëri ka 400 mijë homoseksualë

Postuar në 28 Korrik, 2011 14:47

Shih në krah: në kafene në vend të punës, a nën cadrat e plazhit, meqë jemi në verë, për cdo 10 frymë 1 është homoseksual. Statistika e mësipërme është bërë publike nga Estela Ziu, përfaqësuese e ambasadës PINK, një organizëm që mbron homoseksualët, në një takim me ministrin e Punës, Spiro Ksera. Sipas Ziut, në Shqipëri numërohen 400 mijë homoseksualë dhe lezbike. Shifra nuk është e cuditshme në vetvete; ajo s’mund të jetë më shumë se një numër, por teknika e përdorur për të arritur te ajo është, në më të paktën, interesante. Ziu tha se përllogaritja për Shqipërinë është bërë duke marrë rastin e Amerikës, një vend ku 10 përqind e popullsisë shprehen se janë homoseksualë dhe, rrjedhimisht, kjo shifër, sipas saj, i korrespondon edhe vendit tonë. Statistika është bërë publike në një aktivitet të mbajtur sot në Tiranë tema e të cili ka qenë “Të mbrojmë më mirë të drejtat kundër diskriminimit bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor”.
I pranishëm ka qenë edhe Ministri i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera. Përfaqësuesit e komunitetit LGBT (Lezbike, Gay, Biseksual dhe Transgjinorë) raportuan para Ministrit për diskriminimin dhe shkeljet e të drejtave të tyre. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës  nuk dhanë argumente mbi këtë shifër, por e pranuan në heshtje pa bërë komente. Në konferencë ishte i pranishëm edhe ambasadori holandez Van Den Dool, i njohur si mbrojtës i hapur i të drejtave të homoseksualëve. Pyetja është: a mos e gjithë kjo është një tjetër përpjekje, tashmë e njohur e OJQ-ve në Shqipëri për të tërhequr fonde nga qeveria dhe organizmat e huaj duke portretizuar me anë shifrash e retorike dukuri dhe realitete ekzistente, por jo në shkallën e pretenduar?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.