Përballë Obama-s në garë mund të jetë një republikan me ngjyrë
Barack Obama u shpreh dje, me një përunjësi jo fort presidenciale, se ai do futet i penalizuar në garën e vitit të ardhshëm për të rinovuar mandatin në krye të Shtëpisë së Bardhë. “Underdog” ishte etiketa që ai i vuri vetes pa të keq, dhe kuptimi është pikërisht ky: dikush që ka pak shanse për ta fituar një garë. Duhet thënë, se kjo mund të jetë dhe një përunjësi strategjike, dmth mund të jetë diçka e thënë në mënyrë të studjuar për të provokuar një efekt të dëshiruar elektoral.
Gjërat interesante janë duke ndodhur në kampin tjetër, sidoqoftë, ku kandidatët po ulen e po ngrihen vazhdimisht në sondazhe. Fillimisht ishte guvernatori i Texas-it, Rick Perry, që falë magjisë së fytyrës së re, ndolli bajagi vëmendje, rrjedhimisht dhe mbështetje. Por në një numër ballafaqimesh televizive brenda partisë republikane (në të ashtuquajturat Primaries), ai humbi jo pak terren, dhe për pasojë u vu re një rigjallërim i Mitt Romney-t. Së fundmi është shfaqur Herman Cain, biznesmen, i cili ka kapur shumë shpejt vendin e dytë, të cilin e ndan me Rick Perry-n. Republikani që ka më shumë mbështetje mbetet Romney, me 25%. Ndërsa Herman Cain ndodhet në nivelin e 16%-ëshit.
Një garë mes Obama-s e Cain-it do të ish shumë interesante për shumë arsye. Por një arsye bie në sy më shumë se të tjerat: do të ishte një garë mes dy njerëzish me ngjyrë. Mund të ndodhë dhe kjo në SHBA?
E.G.
Comments
E pse nuk mund te ndodh???
<p>E pse nuk mund te ndodh???</p>
Po ndodh qe tani qe ju
<p>Po ndodh qe tani qe ju shkruani per ta. Ne vende te tjera kjo s'do ishte as e mundur te mendohej. </p>
Add new comment