Olldashi: Topi e Rama luajnë për njëri-tjetrin

Postuar në 30 Korrik, 2011 04:19

Sokol Olldashi, pasi ka ripërtërirë mandatin partiak si anëtar kryesie, ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo. Kjo e fundit kish veçuar si titull të kësaj interviste, ndoshta me kërkesën e të intervistuarit (ndodh shpesh kjo në gazetat tona), qëndrimin ndaj humbjes së bastioneve. E vërteta është se nuk thuhej ndonjë gjë lidhur me këtë argument. Çfarë të tërhiqte vëmendjen ish diçka tjetër: sulmi i pamëshirshëm ndaj Presidentit Topi. “Duke njohur karakterin inatçor dhe sistemin e mospunës, jam shprehur qysh në 2006 kundër kandidaturës së tij”, thotë Olldashi, pa saktësuar plotësisht rrethanat, në të cilat e ka mbajtur këtë qëndrim të paregjistruar mirë në memorjen publike. Më tej, pasi bën për herë të parë aluzion mbi një lojë elektorale të Topit në favor të Ramës në vitin 2007 (kur Olldashi ish kandidat përballë kreut të sotëm të PS-së), ai nënvizon, që në këmbim të këtij kontributi, Rama “e shpërbleu …. duke i lënë bosh fushën e lojës për postin e presidentit”. “Nëse Rama do mbështeste Nanon, të gjitha gjasat ishin që të dyja kandidaturat, ajo e Nanos dhe ajo e Topit, të digjeshin, dhe President të zgjidhej një figurë kompromisi si ajo e Moisiut”, përfundon ai arsyetimin e vet. Duket shumë fluturake si tezë, dhe është e ngritur mbi hamendje (ndjekësit e vëmendshëm të politikës e dinë, se Moisiu ka qënë atëmot jashtë të gjitha listave të kandidatëve për President). Për më tepër, janë hamendje të pashprehura më parë.

Në po këtë intervistë, Olldashi “i dedikon” një frazë fyese ish-Presidentit Moisiu. “Ai është një budalla”, thotë.

E.G.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

Une pyes kur do te dale Aldo Bumci tani pas ketij holbes qe thote per z. Moisiu, "Ai eshte nje budalla"; e te na lexoje ato qe i jep krimineli Berisha.
Do te isha i lumtur sikur keto monstra te mos i nxirrnit kurre ne gazete, thjesht na vrasin syte e na ndosin mendimet, njeriu nuk perfiton asnje gje nga lolo te tille.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.