Minatorët e Bulqizës e duan fitoren të plotë

Postuar në 19 Shtator, 2011 03:24

Nuk dihet ende nëse paditë e Rulit e të Kuliçajt në adresë të Saimir Tahirit, i cili i ka denoncuar që të dy në sallën e parlamentit si të përzjerë në kontrabandën e mineralit të kromit, kanë mbërritur në Prokuroriinë e Përgjithshme. Dihet që Saimir Tahiri insiston në të vetën; madje, pas njoftimit për padi në ngarkim të tij, ai ka bërë nënvizime më të forta në programin ‘Zonë e Lirë’.

Njëkohësisht me këtë ngjarje, kemi dhe zhvillimin tjetër disi të papritur: Bulqiza rikthehet në pikën e nisjes me grevën e urisë së minatorëve (nuk duket se ka arsye të spekullohet mbi këtë përkitje kohore; janë dy ngjarje që lindin e zhvillohen pavarësisht nga njëra-tjetra). Minatorët po shfaqen të vendosur për t’mos lënë të shkojë dëm sakrifica e bërë në thellësitë e minierës për më shumë se 20 ditë pa ngrënë, dhe po kërkojnë plotësimin deri në një të kërkesave të tyre, përfshirë dhe zëvendësimin e drejtorit të minierës. Drejtuesit e kompanisë ACR kanë rënë dakord të plotësojnë të gjitha kërkesat e natyrës sindikale, por nuk duan të lëshojnë pe në këtë pikë, e cila është e natyrës manage-eriale.

Greva e urisë ka rinisur në sipërfaqe, e jo në thellësi të minierës, e cila është e bllokuar nga forcat e rendit. Duket sikur ky fakt e ul pak dramacitetin e ngjarjes, por e vërteta është se situata atje është mjaft e tensionuar.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.