Kreshnik Spahiu fiton bastin publik

Postuar në 16 Shtator, 2011 05:00

Në emisionin “Top Story” në “Top Channel”, Kreshnik Spahiu deklaroi mbrëmë se, në qoftë se Gjykata Kushtetuese nuk do të rrëzonte sot ligjin aktual të gjendjes civile (i cili përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj), ai do të jepte dorëheqjen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sot gjykata vendosi ta rrëzojë këtë ligj me një votë 6-2. Në këtë mënyrë, Spahiu kurorëzon me sukses një nga betejat e tij më të rëndësishme publike, që kur u përfshi në “Aleancën Kuq e Zi”. Nga ato që tha mbrëmë në “Top Story” dhe mënyra sesi i tha, duket se Spahiu po ideon krijimin e një partie të re, pa pjesëmarrjen e politikanëve të karrierës, e cila mund të konkurojë në zgjedhjet e ardhshme.

Çështja e ligjit të gjendjes civile u ngrit nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm me nenet 19 e 20 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të termit "kombësia" të përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 "Për gjendjen civile", të termit "kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve", të përcaktuar në nenin 42/2 germa "e" të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 "Për gjendjen civile", si dhe të nenit 58 të ligjit nr. 10129, datë 11.05.2009 "Për gjendjen civile".

Në pretendimin e tyre, tre gjykatat e shkallës së parë në vendin tonë shprehen se ligji për Gjendjen Civile cënon rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Gjatë kësaj kohe, këto gjykata kanë pezulluar edhe çështjet që kanë në shqyrtim deri sa gjykata Kushtetuese të shprehej në lidhje me elementin e kombësisë.

E.Z.

Comments

Submitted by InA-N (not verified) on

z.Spahiu ka qene ne dijeni te vendimit qe do merrejj sot, prandaj doli dhe deklaroi ashtu ne TCH. Te pakten une per vete sapo e degjova ate dje, e fjeta mendjen se cfare do vendosej sot ne gjykate.

Submitted by Spiro Cobo (not verified) on

Edhe une mendoj se zoti Kreshnik Spahiu, e dinte se cfare vendimi kishte marre Gjykata kushtetuese.

Por kjo nuk i ul aspak vleren vendimit. Ky rezim i ketij ligji, shton edhe nje ne radhen e veprimeve antikushtetuese qe ka marre kjo qeveri.  Gjithashtu, jam i sigurt qe zv/kryetari i KLD-se, tashme i ka ditet te numeruara ne ate detyre. Nuk ja fal Sali Berisha, faktin qe ai e pranoi hapur qe eshte kercenuar me jete, nga ai; deklarimin e tij se te ashtu quajturin census, qeveria shqiptare po e ben e detyruar nga Greqia; se shteti shqiptar ka falimentuar perball krimit te organizuar dhe se nuk eshte i afte te siguroje jeten e qytetareve te vete.

Submitted by ervin (not verified) on

Tamam edhe ky Spahiu i duhet panorames politike shqiptare. Po pjesmarrja e tij ne aktivitete me sfond politik jo edhe aq te tejdukshem mos eshte valle kushtetuese? Apo kushtetuese eshte ajo cka na pelqen dhe antikushtetuese ajo qe nuk i pelqen Spahiut ?!!!

Submitted by Kombi (not verified) on

Jo vetem Spahiu, por kushdo tjeter do ta fitonte bastin. Ligji mbi kombesine ishte vertet absurd. Po ju tregoj vetem rastin tim. Para tre vitesh u bera me djale. Veçse edhe sot e kesaj dite djali me ka mbetur pa regjistruar ne gjendjen civile te Tiranes, sepse sipas ligjit une dhe ime shoqe qe eshte italiane duhet te biem dakort e te deklarojme bashkarisht kombesine e djalit. Pra duhet te zgjedhim nese djali duhet regjistruar me kombesi shqiptare apo italiane. E posaqe ne e gjykojme absurde nje kerkese te tille, sot e kesaj dite nuk kemi mundur ta regjistrojme djalin ne zyrat e gjendjes civile.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.