Italia në rrugën e Greqisë?

Postuar në 06 Gusht, 2011 16:21

Në një analizë të krizës së zonës së euros, rrjeti televiziv CNN konkludonte se Italia mund të jetë Greqia e radhës, për sa i përket pamundësisë për të paguar borxhin e saj publik. CNN citon një raport të Douglas McWilliams, drejtor ekzekutiv i Centre for Economics and Business Research me qendër në Londër, sipas të cilit, shteti italian mund të falimentojë financiarisht në qoftë se nuk ndihmohet nga jashtë. Sipas raportit, të gjithë sytë janë drejtuar nga Spanja, por Italia mund të jetë shumë më afër situatës së Greqisë, e cila ka arritur ta shmangë deri më sot falimentimin falë ndihmës nga Bashkimi Europian dhe FMN-ja. Problemi kryesor i Italisë, sipas raportit të McWilliams-it, është produktiviteti i ulët në ekonominë italiane, krahasuar me nivelin e lartë të borxhit publik të akumuluar në vite (120% të Produktit të Brendshëm Bruto).

Italia është vendi me më shumë emigrantë shqiptarë pas Greqisë, e cila është tashmë në një krizë të thellë ekonomike të shkaktuar nga kriza e saj financiare. Në qoftë se edhe Italia ndjek rrugën e Greqisë, efekti i krizës italiane në Shqipëri do të ndjehet edhe më tepër se sa i asaj greke. Italia është partneri ynë tregëtar numër një, si dhe një nga burimet kryesore të flukseve të kapitalit (nga investitorë italianë dhe emigrantët shqiptarë).

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.