Fullanin e bëjnë dalje?

Postuar në 30 Korrik, 2011 04:13

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duhet të ketë qenë i sigurtë në rizgjedhjen e tij në atë post (në nëntor është momenti i përfundimit të mandatit të vjetër e i fillimit të të riut), por lajmi që ka dalë këto ditë do t’i ketë ngjarë me një rrufe në qiell të kthjellët. Në një shkrim të Bledar Hotit në gazetën Shqip thuhet, se janë bërë planet për ta bërë dalje. Ky lajm është një fshikull për Fullanin, por është dhe befasi për shumë të tjerë. Nuk besohet, megjithatë, që ky vendim i kryeministrit të ketë të bëjë me ndonjë pakënaqësi ndaj guvernatorit të Bankës. Nuk mbahet mend që ky i fundit t’i ketë dhënë zhgënjime a kokëçarje të parit. Përkundrazi, të gjitha qëndrimet e deklaratat e tij kanë qenë në harmoni totale me ato të kryeministrit e të qeverisë.

Por duket se e vërteta është ndryshe. Sipas numrit të sotëm të Shqipit, Kryeministri Berisha ka planifikuar të çojë atje Ridvan Boden, dhe në vend të këtij të fundit në hierarkinë partiake (Bode është sekretar i përgjithshëm) do të emërohet Lulzim Basha. Kjo është arsyeja që ndarja e posteve në PD u shty për në vjeshtë.

Nuk ka asnjë gjasë, që Ardian Fullani “të flaket në rrugë”. Thjesht do të marrë ndonjë post tjetër të rëndësishëm, s’ka gjë se jo aq komod sa ai i i guvernatorit. Berisha ka dëshmuar se nuk i harron kurrë shërbimet që të tjerët kryejnë për të.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.